Serbia do ta kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania

Serbia do të kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka vizituar vendin ku, sipas autoriteteve serbe, është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici në Lloznicë një ditë më parë.

I dyshuar për vrasje ka qenë Faton Hajrizi, që ishte në arrati që nga 6 korriku kur iku nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri. Megjithatë, deri tash autoritetet serbe nuk kanë bërë publik identitetin e të vrarit. Nga vendi i quajtur Banja Kovilaça, Daçiq i është referuar si “terroristi shqiptar”. Ai ka thënë se Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ta ekstradojë vëllain e të dyshuarit duke e quajtur “bashkëpunëtor në veprën terroriste”.

“Rrëfimi se vëllai i tij ia ka vjedhur dokumentet është gënjeshtër. Përse do të vinte këtu, nëse ka qenë në Gjermani. Ai ia ka dërguar dokumentet dhe është bashkëpunëtor”, ka thënë Daçiq, raporton “Danas”. Sipas Daçiqit, i dyshuari i vrarë para se të vritej kishte shtënë në drejtim të Policisë. “Ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej”, ka thënë Daçiqi.

Vrasja e policit N.K. ndodhi në orët e para të së enjtes, pasi Policia serbe e ndaloi një veturë në të cilën ishte i dyshuari. Sipas autoriteteve serbe në vendngjarje ishin gjetur dokumente të Artan Hajrizit. Megjithatë, pas paraqitjes së tij në disa media, Hajrizi u shpreh se është në Gjermani. Sipas versionit të tij, pas arratisë Faton Hajrizi, të cilin e ka vëlla, ka shkuar në banesë tek ai në Gjermani dhe ia ka vjedhë dokumentet.

Gjatë të premtes, autoritetet e Serbisë publikuan fotografinë e Faton Hajrizit duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka kërkuar autoriteteve serbe që ta bëjnë të ditur identitetin e të vrarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një javë fushatë: Ditë jo pune për qytetarët, por aktive për kandidatët

Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdojnë edhe sot, që është ditë jo pune për qytetarët, por ditë e angazhuar për kandidatët...

Mickoski në ofensivë kundër Ali Ahmetit: Garë elektorale apo dominim etnik?

Analistët paralajmërojnë se retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll...

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për...

Ku mbeti ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

I shumëpërfoluri ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në "državën Severna", nuk përmendet më nga vredistët e përhenur gjatë fushates zgjedhore, pasi despoti...

Kur fushata prek besimin: Xhamitë🕌 e Strugës mbulohen me postera të Mendi Qyrës

Postera politikë në xhami – qytetarët e Strugës reagojnë me indinjatë Strugë, 6 tetor 2025 - Aktivistë të koalicionit VLEN kanë vendosur postera të kandidatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu