Sela: Unë s’kam qenë kurrë në BDI, Taravari po. Ai duhet të tregojë se prej kujt e ka blerë shtëpinë në Taftalixhe…

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia demantoi aludimet e Arben Taravarit nga VLEN se Aleanca për Shqiptarët do të shkrihet në BDI.

Sela tha se ASH nuk do të shkrihet në BDI, por sipas tij Taravari vetëm se po i reciklon gënjeshtrat e veta herë pas here.

“Arben Taravari është dobiq politik, ai provokoi vetë me deklaratë se Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje. Kush është ai të kërkojë dorëheqje nga Ahmeti? A është i BDI-së? Jo. Pra, ishte provokim, sepse me qëllim e bëri atë deklaratë që pas humbjes së vulave, të referohet në atë se pse BDI u gëzua që ASH-së ia morën vulat. Unë i them që nuk kam qenë kurrë dhe nuk do të shkrihemi në BDI. Unë s’kam qenë BDI, kurse Taravari po. Ai le të tregojë se prej kujt e bleu shtëpinë në Shkup për të cilët u akuzua dhe nga partnerët e koalicionit. Taravari vetëm se po i reciklon gënjeshtrat e veta dhe vetëm po I afatizon…”, tha Sela.

Ai e ka quajtur Taravarin parazit politik, pasi sipas tij i njejti nuk ka aftësi lidershipi, por mendon vetëm përfitimin e tij. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu