Sela: Nuk heqim dorë për të mbrojtur zërin e qytetarëve

MOMENTIN KUR PRISHET NJË MARRËVESHJE ËSHTË KOHA PËR TË FORMUAR MARRËVESHJE TË REJA’

Nga Gostivari ku edhe mbajti mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë Lideri i ASH Ziadin Sela njoftoi se nuk heqin dorë për të mbrojtur zërin e qytetarëve pa dallim përkatësie etnike apo politike. Sipas tij, debatin për rregullimin e ri të rendit kushtetues e ka hapur kryeministri aktual Hristijan Mickoski, duke apeluar për legjitimitetin e maqedonasve në zgjedhjet e fundit.

“Shqiptarët janë një e treta e popullsisë së përgjithshme në vend dhe së bashku me bashkësitë tjera etnike janë rreth gjysma. Këtë temë e hapën Hristijan Mickoski dhe VMRO – DPMNE. Ne u përgjigjemi vetëm temave të tilla që janë të hapura. Dhe sigurisht që planifikojmë të shqyrtojmë tema të tilla dhe të kemi ofertën tonë me të cilën do të rregullohet rendi kushtetues i Maqedonisë së Veriut sipas realitetit demografik” – tha Ziadin Sela/

Sela akuzoi qeverinë aktuale për lirimin e të burgosurve të 27 prillit, ai tha se kjo qeveri po bën gjithça por vetëm drejtësi jo.

Përpara se ata të shkojnë në përndjekjen e asaj që ata e quajnë krim le të japin llogari se pse kriminelet e 27 prillit sot janë në shtpëi e jo në burg, këto krejtë janë duke I bërë por vetëm drejtësi jo. Pyetni si ndjehen Arben Taravari dhe Halis Snopçe që liruan të burgosurit e 27 prillit.

Sela theksoi se në zgjedhjet e ardhshme nuk ka asnjë garancion që në vend që të zgjidhet një parti e organizuar politike shqiptare si partner koalicioni në pushtet, do të krijohet koalicion me individë, duke ju drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski për marrjen e të drejtës për të formuar qeveri me, siç tha, humbës nga blloku shqiptar. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E bujshme nga Spanja: Hansi Flick drejt largimit nga Barcelona!

Gazeta prestigjioze spanjolle “ABC” raporton se trajneri gjerman Hansi Flick ka komunikuar me stafin e tij teknik për mundësinë e largimit nga Barcelona në...

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu