Sela: Mickoski synon që përmes VLEN-it t’i “edukojë” shqiptarët ashtu siç ai dëshiron, e tek ne ato ligje e kërkesa nuk kalojnë!

Fronti Europian në qytetin e Shkupit po mban aktivitet me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së re, nën moton 100 Deshtime, Skandale, Nënçmime.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se Mickoski po nënçmon shqiptarët më mënyrën poshteruese siç po sillet me politikanët e VLEN-it , ndaj apeloj këta të fundit të largohen nga kjo qeverisje dhe të bashkohen me Frontin Europian.

“Këto janë ato momente që edhe pse betejat politike bëjnë të vetën, nuk them se mund te ndihem I lumtur, në këtë situatë ku po na çojnë disa njerëz manipulativë qe u vendosën në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Nuk mund t’I konsiderojmë kundershtarë politik dhe të ju gëzohemi dështimeve të tyre, por ndjejmë keqardhshme sepse jemi vëllezër të një gjaku. Nuk mund të gëzohemi kur shqiptarët ngelin rrugëve pa punë, fëmijet ngelin pa libra e shkolla… Po u marrin edhe motivin e fundit se përse këto njerëz nuk rrinë në vend por ikin për në Gjermani. Këto 100 dite qeverisje, realizim I programit të VMRO-së dhe sherbesë e VMRO-së nga VLEN-i. Po tentojnë të edukojnë shqiptarët sipas kallëpeve siç ata duan të jemi ne. Ne nuk jemi gatuar sot e dje, por me shekuj përpara që kemi trasheguar këtë tokë ndër breza, ndaj vetëm dikujt kryeministri mund te iu jep leksione sepse ka burra e gra që nuk e lejojnë këtë leksion, ai ju thonë udha e mbarë, e kta dalin e trimërohen… E patë edhe skenarin për ligjin e brnitellave, VLEN-i u bëri kourumin. Ka një Ilirire Dauti aty dhe nuk e kalon këtë ligj. Ilirja dhe Fronti ju thonë për shumë tema aty ne kuvend që “NUK KALOJNË KËTO LIGJE”. Destabilizimi ështe klima dhe frika që ata mundohen ta krijojnë per të realizuan planin e Mickoskit për t’I hequr lehtësisht të arriturat shqiptare. Nga Fronti nuk do të ketë destabilizim, sepse protestat nuk janë destabilizim por demokraci. Na thoni deri ku e keni planin të shkoni me shtypjen e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera dhe do ju tregojmë dhe ne deri ku arrin rezistenca e Frontit Europian. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie të turpit, kundër qytetarëve! VLEN-i sot del dhe shet të pavërteta në opinion, nuk iu del zot të arriturave shqiptare. Këtij lloj zullumu ne duhet t’i themi ndal, ndaj apel krerëve të VLEN-it, na bëni të ndihemi krenar në tokën tonë dhe aspak nuk e kemi qëllimin e pushtetit, ne nuk vijmë tek pushteti, por hajdeni jut ek Fronti dhe të Ia tregojmë linjat e kuqe Mickoskit se ai nuk ka të drejtë të sillet si do ai me këtë popull.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Partia më ka autorizuar që të nominojë emra të rinj, që do të zëvendësojnë ata që shkuan në përqafimin e Ali Ahmetit

Kryeministri Hristian Mickoski tha se në periudhën që vijon do të bëhen të ditur emra e rinj, që do të zëvendësojnë eksponentët e Aleancës...

Çështja e legjitimitetit, Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

I pyetur për çështjen e legjitimitetit në Kuvend, marrë parasysh që VLEN-i ka mbetur me 9 deputetë, pasi ASH-ja e Taravarit me 5 deputetë...

Sherri me LEVA dhe të shtënat me ARMË pas aksidentit masiv, policia shpall në kërkim të “FORTËT” në Tiranë!

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e...

Hati thyen heshtjen: Ja pse u ndava nga Jashari!

Në një intervistë të fundit në emisionin "The Dalina Show", influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj,...

Vritet influencuesja e Tik-Tokut

Influencuesja meksikane e TikTok-ut që kishte mbi 95,000 ndjekës, u vra në sallonin e saj të bukurisë Një influencuese e njohur në rrjetin social TikTok,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu