Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme shkruan Tetovasot. Pa i përmendur drejtpërdrejt me akuza personale, Limani ka kritikuar Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin për, siç thotë, përjashtime, pazare politike dhe largim nga parimet e meritokracisë.
Në një deklaratë publike, Limani thekson se besimi qytetar nuk fitohet me poste dhe emra, por me punë, përgjegjësi dhe respekt për kontributin real të secilit. Ai paralajmëron se mospërfillja e aktorëve që ndërtuan VLEN-in dhe hapja ndaj “figurave të dyshimta” rrezikon seriozisht të ardhmen e koalicionit.
“VLEN ka lindur si shpresë për ndryshim, por pa standarde etike dhe meritokraci reale, ekziston rreziku që me emërimin e liderit të nisë edhe shkatërrimi i tij”, ka deklaruar Limani, duke bërë thirrje për reflektim, përgjegjësi dhe kthim te vlerat morale.
Deklarata e Limanit shihet si përplasja më e fortë deri tani brenda VLEN-it, duke hapur debat për drejtimin dhe unitetin e koalicionit.

Postimi i plotë :

Meritokracia është prova e vetme e besimit qytetar për koalicionin VLEN

Banner 1Banner 2

Nëse vërtet synojmë që koalicioni VLEN ta ruajë dhe ta forcojë besimin e qytetarëve, duhet të jemi të sinqertë para vetes dhe para publikut se besimi nuk fitohet me emra, poste apo pazare politike, por me punë, përgjegjësi dhe respekt real për kontributin e secilit individ.

Shoqëria jonë është e lodhur nga përjashtimi, nga përzgjedhjet selektive dhe nga një kulturë politike që shpërblen afërsinë e jo vlerën. Të rinjtë, familjet dhe qytetarët në përgjithësi që na kanë votuar presin një model tjetër qeverisjeje një model ku meritokracia nuk mbetet slogan elektoral, por shndërrohet në praktikë të përditshme institucionale.

Nëse duam ndryshim të vërtetë, nuk mjaftojnë thirrjet morale. Ndryshimi kërkon sistem, rregulla dhe standarde të qarta. Prandaj, angazhimi ynë mbështetet mbi tri shtylla themelore:

Transparenca radikale në çdo proces punësimi dhe avancimi duhet të jetë i hapur për sytë e publikut. Meritokracia fillon aty ku rezultati, kualifikimi dhe përgatitja profesionale flasin më fort se lidhjet partiake.

Llogaridhënia përmes performancës për secilin, posti nuk është privilegj i përjetshëm, por përgjegjësi e matshme. Kush merr besimin për të udhëhequr, duhet të vlerësohet mbi bazën e rezultateve konkrete për qytetarët.

Hapja ndaj ekselencës, institucionet duhet të jenë shtëpia e trurit dhe e talentit. Të rinjtë tanë më të mirë, pavarësisht prapavijës, duhet të kenë vendin që u takon në vendimmarrje.

Si Ministër i Rinisë, Demografisë dhe Politikës Sociale, çdo ditë shoh pasojat e drejtpërdrejta të mungesës së drejtësisë. Kur një i ri nuk sheh perspektivë, ai largohet. Kur një familje nuk sheh stabilitet dhe siguri për të ardhmen, ajo humb besimin. Prandaj politikat tona po ndërtohen mbi vlera familjare, përgjegjësi morale dhe drejtësi shoqërore.

VLEN ka lindur si shpresë për ndryshim. Por shpresa nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me sjellje të re politike dhe standarde të reja etike. Askush nuk duhet të vlerësohet për atë që njeh apo për interesat që përfaqëson përkohësisht, por për atë që punon dhe kontribuon realisht në secilën lagje, në secilën komunë. Të vlersojmë ata që na sollën fitoren, nënat dhe motrat tona, rininë tonë të mrekullushme të ndalim në vend.

Lufta me bërryla, mospërfillja e aktorëve që sollën bashkimin dhe ndërtuan këtë forcë të përbashkët që sot quhet VLEN, si dhe hapja e dyerve për figura të dyshimta që deri dje e luftonin këtë koalicion, do të ishte fatale për të gjithë ne duke zhgënjyer secilin votues që besoj në sloganin “ Jemi një zë”

Nëse veprohet mbi logjikën “mbledh çfarë të bie përpara” vetëm sepse dikush të përkëdhel përkohësisht, atëherë ekziston rreziku real që në ditën e emërimit të liderit të fillojë edhe shkatërrimi i VLEN-it.

Sepse mbi të gjitha, edhe politika duhet të zhvillohet me moral.

Thirrje për reflektim dhe përgjegjësi

Thirrja ime është e qartë dhe e drejtpërdrejtë:
• Të respektojmë kontributin e çdo individi;
• Të vendosim përgjegjësinë mbi privilegjin;
• Të mbrojmë vlerat familjare si themel të shoqërisë;
• Të ndërtojmë institucione ku puna flet më fort se fjalët.

Nëse VLEN dëshiron të jetë një alternativë reale dhe e besueshme, duhet të jetë shembull i meritokracisë, ndershmërisë dhe respektit njerëzor. Vetëm kështu qytetarët do të na besojnë jo vetëm sot, por edhe nesër.

Sepse politika që nuk bazohet në vlera, nuk ka të ardhme. Sot është dita që secili prej nesh të reflektojë për të mirën tonë të përbashkët, nesër do të jetë vonë!

Fatmir Limani
Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu