Sela: Mickoski gabon kur i sheh shqiptarët ende si komb pakicë, fjalori i tij nuk garanton stabilitet në shtet!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Pressin me Leonard Kerqukin në Televizionin Klan Macedonia tha Mickoski po hap tema nacionaliste që nuk i ndihmojnë stabilitetit të shtetit. Ai shtoi se në Maqedoni ka 30 përqind shqiptarë, ndaj gabon VMRO kur i sheh shqiptarët si popull pakicë në shtet.

“Duhet të shqetësohemi nëse fjalori i VMRO-së është për njëmend, sepse e dimë mirë që Ballkani ka prodhuar politikanë që kur janë në opozita bashkojnë troje e kur janë në pushtet veprojnë ndryshe. Fjalori i Mickoskit nuk më pëlqen, aspak s’më pëlqen ajo trimëri e tyre dhe ai hov që e ka. Nuk e uroj të jetë qeveritarë, mirëpo nëse ai është duhet të kujdeset për një Maqedoni stabile, mirëpo një shtet stabil me atë fjalor nuk bën! Mickoski po hap tema goxha të ndjeshme, 30 përqind janë shqiptar në këtë vend dhe 54 shqiptarë, ndaj ne nuk jemi pakicë siç a quan Mickoski”, deklaroi Sela.

1180×200
Sela tha se nuk e shqetësojnë shumë deklaratat e Mickoskit kundër shqiptarëve, por e shqetësojnë politikanët e VLEN-it që i duartrokasin deklaratat anti-shqiptare të tij. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u nda ASH-ja! – Flet Bujar Bajrami, Sekretari Teknik i asaj kohe dhe mbajtësi i procesverbaleve

Bujar Bajrami sqaron se ndarja e ASH-së erdhi pas një procesi të gjatë vendimmarrjeje ku shumica absolute e degëve dhe organeve partiake vendosën që...

Pollozhani i reagon Astrit Isenit: Përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në MPB është politikë e qëllimshme

Kryetari i Degës së BDI-së në komunën e Strugës, Faton Pollozhani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i...

Krenar Lloga: Skandal institucional- 50 pozita, 35 vite dhe zero përfaqësim në Regjistrin Qendror

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj...

Moment historik në Rekën e Epërme – Sefer Selimi: Falë angazhimit të Ambasadorit Denion Meidani, uji u bekua për herë të parë në shqip

Moment historik në Rekën e Epërme: Uji u bekua për herë të parë në shqip pas gati një shekulli Për herë të parë pas...

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu