Pyetja e 1 Majit!
Pas përplasjeve të hershme mbrëmë mbi Zgjedhjet Lokale 2025 dhe listat e Këshilltarëve, Arben Taravari nga hidhërimi që ndjen ndaj I. Mexhitit, telefonon sot pas dite kah ora 14:20, Kryetaren e Shkupit, Danela Arsovskan dhe i thotë se unë do të ndihmoj të marrësh një numër të konsiderueshëm të votave vetëm nëse ti më premton që pas zgjedhjeve do të kthehesh në VMRO dhe me 1 deputetin tënd të mbështesësh Qeverinë e VMRO-FRONTIT.
E habitur, ajo e pyet Taravarin “Pse bre mik i vjetër nuk the Qeveria e ardshme VMRO-VLEN, siç po deklaroni në emisione!?”.
Taravari i’a kthen: “Me VMRO-në nuk i kemi aq mirë punët, plus kemi përçarje të vogla të evidentuara dhe Kurti nuk n’a lejon diçka të këtillë pasi që deputetët e VMRO-së nuk votuan në Këshillin e Evropës.
Dhe duke marrë parasysh se do të kem ty aty në Qeveri unë do t‘a ndjej sikur nuk i kam të gjitha dyert e mbyllura në Qeveri dhe ti si kolege e imja bashkë-qeverisëse lokale, e din se dëshira jonë është të vjedhim IPA dhe USAID fondet dhe me ty në Qeveri, ti do të më mbrosh dhe do të ndiqem më lehtë penalisht!”
Danela i’a kthen me:” Arben, sonte do të thërras mbledhje urgjente në parti dhe të tregoj më vonë”