Sela: Albini ka harruar Gjykatat Sërbe sa të drejta ishin, tani po na i bën të drejta kto të Maqedonisë

Ziadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me besimin që ky i fundit ka në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës shqipe. Sela theksoi se është e papranueshme që Kurti tani të mbështesë një gjykatë që, sipas tij, mund të ketë një qëndrim të dëmshëm për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që ai ka harruar padrejtësitë e njëjtë që kanë bërë gjykatat serbe ndaj shqiptarëve.

“Albin Kurti është i gatshëm të besojë në gjykatat e Maqedonisë së Veriut, por ka harruar se sa të drejta ishin gjykatat serbe kur bëhej fjalë për shqiptarët. Tani po përpiqet të na japë besim për vendime që mund të na dëmtojnë”, u shpreh Sela. Ai shtoi se shqiptarët e Maqedonisë e meritojnë një trajtim të drejtë dhe një vendim të paanshëm për çështjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se populli shqiptar duhet të mbështetet në të drejtat e tij dhe jo në gjykata që mund të jenë të ndikuara nga politika.

Deklarata e Kurtit, i cili kishte shprehur besimin se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë do të japë një vendim të drejtë për përdorimin e gjuhës shqipe, ka hapur një debat të ri mbi qëndrimet e dy liderëve, të cilët përfaqësojnë dy shtete të ndryshme me lidhje historike dhe politike komplekse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu