Rusia sulmon Kievin me raketa balistike!

Në mëngjesin e 2 shtatorit, Rusia ka sulmuar Kievin me dronë, raketa lundruese dhe balistike, duke plagosur të paktën dy persona, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase ka shpërbërë shumicën e raketave dhe dronëve!
Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas.

Të paktën dy persona janë plagosur, ndërkaq zjarri, që u shkaktua nga rënia e copëzave të raketave, ka dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë.

Një ndërtesë e një impianti të ujit, që shërbente si strehimore ndaj bombardimeve në Kiev, është dëmtuar pjesërisht, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitaliy Klitschko.

Ai tha se dy persona u plagosën gjatë sulmit, duke shtuar se ekipet emergjente kanë intervenuar në disa qarqe të Kievit, pas rënies së copëzave të raketave.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbi 10 raketa lundruese, 10 raketa balistike dhe një dron që u gjuajtën nga Rusia ndaj Kievit u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Për rreth dy orë, në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet për sulme ajrore, ndërkaq më pas autoritetet thanë se qiejt e Ukrainës ishin të sigurt. Polonia fqinje, shtet anëtar i NATO-s, sipas agjencisë Reuters, ngriti në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të mbajtur të sigurt hapësirën e saj ajrore gjatë këtyre sulmeve.

Ndërkaq, në Harkiv – qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – dy dronë goditën një ndërtesë banimi dhe një shkollë, raportuan mediat ukrainase. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Sulmet vijnë një ditë pasi ushtria e Rusisë tha se ka shkatërruar 158 dronë të Ukrainës që ishin lëshuar drejt rajoneve ruse. Ky është cilësuar si një prej sulmeve më të mëdha të kryera nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Po ashtu, ky sulm u krye disa javë pasi forcat ukrainase nisën një ofensivë në rajonin rus të Kurskut./Radio Evropa e Lirë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ministri izraelit: Donim ta vrisnin Khamenein, por nuk arritëm të zbulojmë vendndodhjen e tij

KUDS (AA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se ata donin të vrisnin udhëheqësin iranian Ali Khamenei në sulmet 12-ditore ndaj Iranit,...

Skandal – Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm në maqedonisht në faqen e parë (FOTO)

Shkup, 26 qershor 2025 – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në...

SHBA miratoi 30 mln dollar për grupin e ndihmës për Gazën

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në...

SKANDAL në familjen mbretërore! Princi nën akuzë për 23 vepra penale, mes tyre dhe përdhunim

Një skandal ka përfshirë familjen mbretërore norvegjeze, me në qendër princin Marius Borg Hojby. 28-vjeçari akuzohet për plot 23 vepra penale, mes tyre edhe 3...

Orban: Organizmi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë do ketë pasoja ligjore

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka paralajmëruar se do të ketë pasoja ligjore organizimi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë në Budapest, e cila është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu