Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë, thotë Orban

Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë, ka thënë të martën kryeministri hungarez i krahut të djathtë, Viktor Orban.

Deklarata e tij vjen pak para samiti midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin të premten në Alaska.
Duke qenë në pushtet që nga viti 2010, Orban është kritikuar nga disa udhëheqës evropianë për lidhjet e qeverisë së tij me Rusinë dhe kundërshtimin ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën, ndërsa kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë nga një tronditje inflacioni.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Putinin edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, u bë i vetmi udhëheqës i Bashkimit Evropian të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhej se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur të ardhmen e saj.

“Ne po flasim tani sikur kjo të ishte një situatë lufte pa fund, por nuk është. Ukrainasit e kanë humbur luftën. Rusia e ka fituar këtë luftë”, ka thënë Orban në një intervistë për kanalin “Patriot”.

“Pyetja e vetme është se kur dhe në çfarë rrethanash do ta pranojë Perëndimi, i cili qëndron pas ukrainasve, se kjo ka ndodhur dhe çfarë do të rezultojë nga e gjithë kjo”, ka shtuar ai.

Hungaria, e cila merr pjesën më të madhe të energjisë nga Rusia, ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë.

Orbani kundërshton gjithashtu fuqimisht anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke thënë se kjo do të shkaktonte kaos tek fermerët hungarezë dhe ekonomia në përgjithësi.

Orban ka deklaruar po ashtu se Evropa ka humbur një mundësi për të negociuar me Putinin nën administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe tani është në rrezik që e ardhmja e saj të vendoset pa përfshirjen e saj.

“Nëse nuk je në tryezën e negociatave, je në menu”, ka thënë Orban, duke shtuar se ai kundërshtoi pjesërisht deklaratën e përbashkët të BE-së për Ukrainën, pasi e bënte Evropën të dukej “qesharake dhe patetike”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu