Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, për t‘i dhënë fund luftës, tha një zyrtar, ndërsa një person humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Odesa dhe Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian zhvilloi bisedime në Kiev lidhur me mbështetjen për Ukrainën pas ndërrimit të administratës amerikane në janar.
Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni po “shkëmbenin sinjale” lidhur me Ukrainën përmes atyre që i cilësoi si “kanale të mbyllura”.

Ai nuk dha detaje nëse komunikimi ishte me administratën aktuale amerikane apo me Trump dhe ekipin e pritshëm të administratës së tij të re.

Rusia është e gatshme t’i dëgjojë propozimet e Trump mbi Ukrainën nëse do të jepeshin “ide se si të ecet përpara në kuptimin e një marrëveshjeje, dhe jo se si të furnizohet regjimi i Kievit me çdo lloj ndihme”, tha zoti Ryabkov në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax.

Sidoqoftë, po shtohen pikëpyetjet mbi atë se çfarë mund të presë Kievi nga administrate e re republikane. Trump, në mënyrë të vazhdueshme, ka shprehur kritika lidhur me ndihmën amerikane ndaj Ukrainës dhe ka bërë zotime të paqarta për t‘i dhënë fund luftës ndërsa ka vlerësuar pozitivisht Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë vizitës në Kiev të shtunën, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e siguroi Ukrainën për mbështetjen europiane.

“Mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën ka qenë përparësia ime personale gjatë mandatit tim dhe do të vazhdojë të jetë në krye të axhendës së Bashkimit Evropian”, shkroi ai në rrjetin X.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu