​Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Çmimet e derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar ngritje.
Çmimi për një litër naftë sot kushton 1. 18 euro deri në 1. 29 euro, ndërsa një litër benzinë është tregtuar të hënën 1.21 euro-centë deri në 1.29 euro centë në tregun e Kosovës.

Deri dje (e diel) çmimet e derivateve patën rënë në Kosovë deri 1. 14 euro centë për një litër naftë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka deklaruar se sot ( e hëne) ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Ai thekson se çmimi aktual i derivateve të naftës është i lartë krahasuar me standardin e qytetarëve të këtij vendit.

Ndonëse, sipas tij çmimi është rritur për një apo dy centë për një litër naftë, shprehet se ka një reduktim të prodhimit të derivateve në tregun ndërkombëtar, dhe siç shton ai në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i karburanteve në Kosovë.

“Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen 1.18 cent deri në 1.29 centë, ndërsa benzina 1.21 centë deri në 1.29 centë. Këto janë çmime aktuale që një kohë të gjatë në tregun e Kosovës të cilët sillën përafërsisht. Sot ka pas një rritje të lehtë të çmimeve të derivateve të naftës dhe çmimet e saj dhe me këtë mund të them se është një rritje një deri më dy centë. Këto çmime të cilat i ceka janë në tregun kosovar mbi dy muaj, ka pas lëvizje por me pakicë, nuk janë rritur çmimet”, thotë Berjani.

Berjani mes tjerash ka thënë se sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira në Kosovë. Ai mori shembull Shqipërinë, ku tha se atje 1.89 euro-centë shitet një litër dizel dhe 1.91 euro centë një litër benzinë

“Dihet se çmimin e përcakton berëza dhe organizata prodhuese. Ka një reduktim të prodhimit dhe në mënyrë automatike rritet edhe çmimi i derivateve të naftës. Për qytetarët tanë, për standardin çfarë e kemi çmimi kishte me qenë shumë i kapshëm dhe i kënaqshëm 1 euro…Ndërsa, sa i përket çmimeve në regjion, qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira dhe më të mira, rast konkret sot çmimin në Shqipëri është 1.89 centë një litër dizel, dhe 1.91 centë është një litër benzin. Ndërsa, në Serbi 1.80 centë me 1.85 centë, çka do të thotë se qytetarët tonë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”, shton Berjani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë...

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu