Rriten me të madhe çmimet në Durrës, kosovari: Vjet kam paguar 50 euro dhomën, sivjet 70

Durrësi është gati për të mirëpritur turistët dhe pushuesit këtë sezon veror. Janë vendosur çadra e shezlong si dhe është pastruar gjithë hapësira e rërës. Në një kohë kur kullat e vrojtimit nuk mungojne pranë bizneseve private dhe teksa është konfirmuar pajisja me vrojtues, ajo që kemi vënë re, është që vrojtuesit nuk ndodhen në kullat përkatëse. Sipas mediave Çmimet kanë pësuar rritje si për produktet ushqimore në markete ashtu dhe në hoteleri. Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.

“Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova. Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve.

“Shumë pastër është këtë vit, vjen makina e plehrave cdo ditë. Sidomos shëtitoren e kanë bërë shumë bukur”, tha një banore e Durrësit. Pushuesit janë ende të pakët në numër, por fluksi pritet të shtohet në korrik-gusht. Bazuar në të dhënat e operatoreve turistike për rezervimet, në Durrës pritet të pushojnë gjatë kesaj vere 1.5 milionë persona./shqiptarja.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

Mexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu