Rrahet në burg Urim Hyseni, i dënuar për vrasjen e nënës së tij

Një përleshje ka ndodhur sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Njëri nga të burgosurit është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. Mediat kuptojnë se i burgosuri që është sulmuar, është Urim Hyseni, i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij. Rastin e rrahjes e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi.

Hyseni është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi më 14 prill 2023, në Pejë. Ai e kishe vrarë nënën e tij në mënyrë mizore duke ia prerë kokë. Po ashtu i njëjti i kishte sulmuar me thikë edhe babain edhe hallën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu