Rokas: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, kusht për negociatat

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas nga konferenca e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani theksoi edhe një herë se BE-ja rekomandon të merren seriozisht reformat që përfshin grup kapitullin “Themeloret”, besimi në sistemin gjyqësor duhet të përforcohet dhe duhet të ketë dënime të rasteve të korrupsionit të lartë.

Rokas tha se BE-ja do t’i mbeshtesë institucionet në ndërtimin e kapaciteteve të tyre për hapjen e negociatave. Rreth ndryshimeve kushtetuese më afat të prolonguar, Rokas përsëriti qëndrimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen.

“Është e pamundur të spekuloj për hipoteza, por ajo që është e qartë si kristali dhe që do të doja ta them është se kur kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Leyen ishte këtu, në të njejtën foltore ajo dha porosi të qartë dhe do të doja ta citoj. E para kishte diskutim për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ajo gjithsesi ju faleminderua Maqedonisë së Veriut për këtë, dhe më pas citoj ’Kemi qëllim të qartë, që të hapet grup kapitulli I parë “themeloret”, sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuajse kemi arritur deri atje, e dimë se bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese që vendi juaj detyrohet t’I zbatojë. Tani na nevojiten përpjekje, bashkëpunim dhe dialog të përbashkët dhe shpresoj se të gjitha palët politike në vend do të bashkohen dhe do ta ndërmarrin këtë hap vendimtarë përpara’ dhe më tej vazhdoi se është e bindur, njësoj siç tha kryeministri se mund të tejkalohen pengesat që ekzistojnë akoma ”, deklaroi Mihalis Rokas Ambasadori I BE-së në Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu