Rokas: Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentin për anëtarësim në BE

“Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​me qëllim të përshpejtimit të reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bëri thirrje ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas sot në Kuvend në seancën e përbashkët të Këshillit parlamentar për eurointegrime dhe Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku në rend dite ka qenë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Rokas në fjalën e vet tha se duhet të shfrytëzohet momenti ndaj vendit tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që të shfrytëzoni momentumin aktual drejt zgjerimit. Ka një moment të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të hapni rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni dëshmuar të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka një interesim të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Kryetari i ri i Këshillit, komisari i ri për zgjerim dhe nënkryetarja e Komisionit Kallas, të gjithë kanë shprehur mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”, ka thënë ambasadori i BE-së.

Ai porositi deputetët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në radhë të parë për përfitimet e qytetarëve që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së theksoi se zgjedhjet dhe emërimet “në pozita të caktuara në institucione dhe agjenci shtetërore duhet të jenë në kohë dhe të bazuara në merita” dhe se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm në rastet për ligjet për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Përbërja e re parlamentare duhet të përshpejtojë punën e saj dhe të vazhdojë me reformat që janë të nevojshme për procesin e integrimit evropian të vendit, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Kuvendi duhet të miratojë agjendë që do të reduktojë përdorimin e procedurave në formë të shkurtuar ose urgjente të ligjeve dhe t’i kushtojë vëmendje përdorimit të duhur të flamurit evropian, procedurë që ka qenë e dukshme në të kaluarën. Përdorimi i flamurit evropian në procedura duhet të lidhet vetëm me ligjet që për qëllim kanë harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të bazohet në konsultime gjithëpërfshirëse, përfshirë konsultimet me Komisionin Evropian”, ka thënë Rokas.

Duke iu referuar raportit të KE-së, ai ka thënë se përbërja e dhjetë parlamentare e ka kryer mandatin e saj në mënyrë të kënaqshme, ka pasur polarizim politik dhe siç tha ai, “ka pasur një vonesë të caktuar në emërimin e posteve të caktuara në institucionet shtetërore”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickovski godet Adnan Azizin ashpër: “I vogël është ai për proceset e mëdha të vendit” (VIDEO)

Në mes të Tetovës shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi deklaroi se do ti ndalojë të gjitha projektet sllave duke e bërë më...

Ku e gjetën guximin rebelët e “Vojvodës”?

Mediat në gjuhen shqipe mbëmë kanë njoftuar se dje janë rrahur dy nxënës shqiptarë nga një grup tifozësh të "Vojvodës", të përzgjedhur vetëm...

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu