RMV, të punësuarit në Fondin Shëndetësor përgatiten për protestë nëse u ulen pagat

Sot për të gjashtën herë do të vendoset nëse paga e punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të mbetet e njëjtë apo do të ulet me 21 për qind. Punonjësit u mblodhën para fondit dhe dërguan mesazh të qartë – nëse ulet paga, organizata sindikale e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të aktivizojë vendimin e grevës të marrë më 16.11.2023, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkuan nga anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtorët e FSSh-së që të mos i sjellin qytetarët në situatë që të mos mund të ushtrojnë asnjë të drejtë nga sigurimi shëndetësor, sepse nëse fillon greva, asnjë punonjës nuk do të kryejë detyrat e punës.

“Nga ky vendim preken 831 persona. Nëse ulet paga, 25% e tyre bien nën pagën minimale dhe 25 për qind në nivelin e pagës minimale. Nëse ne bëjmë grevë, gjithçka do të ndalet. Do të punojë vetëm një person, i cili do të marrë dokumente dhe askush tjetër nuk do të punojë, kështu që asgjë nuk do të paguhet, gjithçka do të ndalet. Kjo do të thotë se nuk ka receta për barna, udhëzime për ekzaminime”, thotë Branko Axhigogov, kryetar i Sindikatës së Fondit.

Sipas sindikatës, kërkesa e ministrit të Financave për uljen e pagave është e pakuptueshme dhe është institucion me buxhetin më të madh dhe përmes tij paguhen të gjithë mjekët e shëndetësisë. Ata thonë se paga mesatare bruto për punonjës në FSSh është më e ulët se të gjitha institucionet, ministritë dhe administratën e shëndetësisë.

“Në Buxhetin e FSSh-së ka një rezervë prej 1,6 miliardë denarë, e cila është më se e mjaftueshme për pagimin e pagave me rritjen e dakorduar prej 15 për qind, dhe të gjitha shpjegimet e dhëna nga Qeveria dhe Ministria e Financave se nuk ka mjete për pagimin e pagave janë të palogjikshme, sepse mbi 46 miliardë denarë është buxheti dhe për të gjithë vitin për pagat e punëtorëve nevojiten vetëm nën 1,19 për qind nga ky buxhet“, thotë Axhigogov.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shpjeguar se çfarë do të bëhet duke menduar për uljen e pagës. Ai po ashtu ka treguar se nuk janë transferuar para për sigurime shëndetësore për pensionistët dhe të papunët, që sipas tij do të thotë se nuk do të ketë receta për barna dhe udhëzime për ekzaminime.

Ata thonë se punonjësit kanë torturë psikologjike që në fillim të vitit, punojnë një muaj të tërë dhe nuk e dinë nëse do të marrin rrogën apo do t’u shkurtohet 21%. Dhe ka mundësi që as të mos e marrin fare.

Organizata sindikale e FSSh-së në kuadër të Sindikatës së SPAGj-së, në negociata me menaxhmentin e FSSh-së dhe Bordin Drejtues të FSSh-së në korrik 2023, arriti marrëveshje për ngritjen e pagave të punonjësve të FSSh-së në shumën prej 15 për qind në disa faza. Kjo rritje u zgjat deri në muajin dhjetor 2023, kur iu pagua për herë të parë punonjësve, në mënyrë që punonjësit e FSSh-së të harmonizojnë pagat e tyre me institucionet përkatëse. Përkundër marrëveshjes së arritur, Qeveria ka miratuar një Konkluzion me të cilin rekomandohet Bordi Drejtues i FSSh-së që të ulë pagat e punëtorëve për 21 për qind.

Kujtojmë se Komisioni Kundër Korrupsionit deklaroi se kryetari, zëvendësi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) nuk kanë vepruar sipas konkluzionit të tij nga korriku 2021 për uljen e masës së kompensimit që marrin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu