Blerian Imeri dhe Armend Reçi morën pjesë në Akademinë për Debate Politike, të mbështetur nga WFD

FRASH merr pjesë në Akademinë për Debate Politike të mbështetur nga WFD

U zhvillua Akademia për Debate Politike, një seminar tre-ditor i mbështetur nga Westminster Foundation for Democracy (WFD), me fokus në përmirësimin e aftësive të komunikimit publik, paraqitjen para mediave dhe zhvillimin e debatit të argumentuar ndërpartiak.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga parti të ndryshme politike, ndërsa Lëvizja FRASH, e udhëhequr nga Ziadin Sela, u përfaqësua nga Armend Reçi dhe Blerian Imeri.

Pjesëmarrësit trajnuan teknika të avancuara të debatit, ndërtimit të argumenteve dhe komunikimit efektiv në hapësira publike dhe mediatike.

Në përmbyllje të seminarit, u vendos që gjatë muajit shtator të organizohen debate publike ndërpartiake, ku përfaqësuesit e të gjitha partive do të diskutojnë mbi temat që u trajtuan gjatë trajnimit, duke sjellë më afër qytetarëve vizionet dhe qëndrimet politike të secilit grup.

Ky aktivitet konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të reja politike dhe nxitjes së kulturës demokratike në vend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu