Rikthehet bojkoti i marketeve, qytetarët: Më mirë një javë pa bukë, se të uritur çdo ditë

“Të premten e kaluar, pas bojkotit, neper markete qarkullimi ditor u ul për gati 50 %, ndërsa qytetarët me bojkotin e ditës së sotme, shpresojnë që të kenë një rezultat edhe më të mirë nga ai i kaluari. Këtë të premte, e kanë quajtur si “E premtja e zezë për marketet”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Qytetarët thonë se mesazhi do të dërgohet përsëri për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve, sidomos të atyre bazë dhe shtojnë se nëse ka nevojë, më mirë të durojnë një javë pa ushqim se sa të jenë të uritur çdo ditë.

“A i bojkotoni marketet sot? Po, i bojkotoj dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Me datë 31 janar, a bojkotuat? Po. Dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Janë shumë çmimet e larta. Qeveria duhet të merr masa por momentalisht nuk merr asgjë. Pension kam 200 euro, e me 200 euro le të vijë ndonjë qeveritarë të jetoje”, tha një qytetar.

“Marketet ushqimore po do i bojkotojmë. A do të dërgohet porosia me bojkotin e sotëm? Nuk e di a do të dërgohet por përsëri e përkrahim”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Duhet të sillen ligje të mira, nëse kemi ligje të mira nuk mund të ia bëjmë këtë njëri tjetrit. Kam jetuar 20 vite në Itali dhe nëse atje rritet 10 % të gjithë ankohen ndërsa tek ne heshtin. Sot nuk blejmë asgjë, kemi nga dje ushqime dhe atë do të hamë. Nëse duhet më mirë të durojmë një javë se sa të jemi të uritur çdo ditë’, deklaroi një qytetar.

Bojkoti i marketeve tek ne filloi pas nismës në rrjetet sociale, duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit. Bojkoti i parë ishte një javë më herët, më 31 janar ndërsa sipas Drejtorisë së të Ardhura Publike, gjatë ditës kur qytetarët bojkotuan blerjen në markete në shenjë revolte, të dhënat treguan se tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend kanë pasur rënie të qarkullimit të përgjithshëm për 46,59%. Një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut, vazhdon të jetë në terren dhe deri në fund të kësaj jave duhet të përfundojnë kontrollet gjashtëmujore që mbulojnë distributorët, furnizuesit, prodhuesit dhe tregtarët. Të hënën pritet që nga Ministria e Ekonomisë të njoftojë se çfarë masash do të marr Qeveria për çmimet. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Parandalohet tragjedia në Shkup! Bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar, familja thotë se është kërcënuar

Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën...

“Na morët në qafë”: Furkan Saliu akuzon pushtetin për ngecje totale

Furkan Saliu ka reaguar me tone të ashpra ndaj funksionarëve shtetërorë, duke i akuzuar për ngecje të përgjithshme në proceset e integrimit, marrëdhëniet ndëretnike...

Sefer Selimi kundërshton Kurtin: “Dallimet etike? Çfarë etike, jeni rrëshqitur drejt Botës Serbe”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot përgëzoi koalicionin VLEN për rezultatet në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur qeverisjen e tyre...

Nënshkruhet marrëveshja për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 mes RMV dhe Bullgarisë

Ministrat e Transportit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënshkruan Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar në stacionin hekurudhor të Gjueshevës. Ministri i Transportit në RMV...

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu