Rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, familjarët kërkojnë të ngritet akuzë edhe ndaj Filipçes dhe Angjushevit

Seanca në rigjykimin për djegien e spitalit modular në Tetovë u shty për më 5 nëntor. Arsyeja është mungesa e avokatit mbrojtës të të akuzuarit Artan Etemi. Gjykatësi i lëndës Jordan Velkovski tregoi se avokati ka dërguar një udhëzim mjekësor se është në pushim mjekësor. Nga ana tjetër, familjarët e viktimave thonë se shtyrja e seancave është e pa arsyeshme dhe joserioze. Presin që në këtë lëndë të bashkëngjiten dhe të akuzuar të tjerë si ish-ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Koço Angjushev.

“Në këtë akuzë është një numër më i madh i të akuzuarve, por shteti si shtet hesht dhe e ka sjellë Florim Besimin, Artan Etemin në akuzë, spitalin e ka lëshuar nga akuza, një pjesë e akuzon me 2 milionë denarë, me sa di dhe duhet të jetë edhe ish-ministri Filipçe, që tash është bërë edhe kryetar partie dhe unë e cek dhe do e cek përsëri se këtu është një zinxhir më i madh që duhet të jetë në akuzë por shteti si shtet që i sjell dy persona edhe luajnë me ne”, tha Mumin Ismaili, familjar i viktimave.

“Ne kemi përmend të gjithë familjarët, aty do të duhet të dënohet ministri, ai që e ka bo spitalin shembull Koço Angjushev, këto mendojnë me këtë sistem të na ulin dhimbjen, po ne sa herë vijmë na shtohet më shumë kur vijmë në këto vend. Këto që janë aty, edhe Bobani, kanë përgjegjësin e vetë, ama jo sa ato tjerët dhe këto kanë përgjegjësi si Filipçja edhe Koço Angjushev dhe deri sa i kanë dhënë Filipçes post për t’u bërë në qeveri shihet se nuk ka asgjë edhe shpresat janë pak të larta, por nuk janë si duhet për të përfunduar në favor të drejtësisë”, shtoi Ibin Emshiu, familjar i viktimave.

Florin Besimi dhe Artan Etemi akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme. Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, nuk po ndiqen penalisht për shkakun e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, por për shkak se nuk kanë instaluar mjete të parapara për fikjen e zjarrit. Ndryshe, vitin e kaluar Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat. Në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

Doarsa Kica Xhelili pas fitores në Prishtinë: “Pa truproje, pa urrejtje, pa aparatin shtetëror – me zemër e qetësi

Doarsa Kica Xhelili: Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu