Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani në fjalën e tij sonte para çairasve, ku i pranishëm ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe eksponentë tjerë të AKI-së, përgëzoi idenë e bashkimit të shqiptarëve në një aleancë. Sipas Osmanit, AKI është bashkimi më i madh kombëtar që nga trupi koordinues i vitit 2001.
“Ju përgëzoj për guximin, tejkalimin e vetvetes, që na bëtë bashkë. Na bëtë bashkë shqiptarëve si asnjëherë më parë. Aso kohe (2001) kushtrimi nevojitej për ta sjell barazinë. Tash motra dhe vëllezër kushtrimi na nevojitet për ta mbrojtur barazinë, pasi jemi sfiduar si asnjëherë më parë. Jemi bërë bashkë faktori politik shqiptar, për të dhënë mesazhin se ne nuk do të lejojmë atë që na ka dhënë një gjeneratë me gjak e me mund ta zhdukim dhe ta zhbëjmë para gjeneratave që vijnë pas nesh”, tha Osmani.
Në fjalën e tij, Osmani ishte decid se në Çair, po ndodh diçka më shumë se një fushatë e zakonshme zgjedhore.
“Këtu është ngrit një lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës. Lëvizje gjithëpopullore e rezistencës ndaj përjashtimit, ndaj diskriminimit, kapjes për veshi, ndaj nënçmimit, që ne nuk e kemi përjetuar me dekada si popull, që prej para 24 vitesh. Fitorja ime në Çair nuk është vetëm fitorja ime. Është fitorja e secilit qytetar të Çairit, i cili del dhe thotë ‘mjaftë më’. Mjaftë më, kësaj mënyrë të menaxhimit dhe udhëheqjes. Për shkak se ajo që jam duke vërejtur, njerëzit nuk janë duke e kërkuar ndërrimin e personave, kandidatin e BDI-së me veteranin BDI-së që sot shanë shpinë e vet. Njerëzit duan të ndërrojnë kulturën e qeverisjes, kulturën e uzurpimit, korrupsionit, keqmenaxhimit, dembelizmit dhe mospunës. Njerëzit duan të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe prandaj është ky mobilizim”, tha mes tjerash Osmani.
“Nëse ka një kontrast në këto zgjedhje – ajo është ndershmëria karshi korrupsioniot. Për shkak se nëse kam një kapital politik dhe njerëzo, e kam integritetin politik dhe nuk kam lejuar që gjatë karrierës si kirurg, por as karrierës si politikan, dikush të bëj me gisht te unë. Dhe, ky është aseti më i madh që e vendos para jush kur kërkoj mbështetjen – integritetin politik”, shtoi tutje Osmani.
Ai në fund porositi qytetarët të mos ndalen duke trokitur derë më derë, sepse sic tha Osmani, e drejta është në anën tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu