Rënie drastike e Kosovës në lirinë e shtypit – AGK fajëson Vetëvendosjen për klimën armiqësore ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas publikimit të Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka rënë në vendin e 99-të nga 180 vende, duke shënuar kështu renditjen më të ulët në mbi një dekadë.

Sipas AGK-së, kjo rënie është rezultat i një klime të vazhdueshme armiqësore ndaj mediave gjatë dy viteve të fundit, e cila buron nga politikat e ndjekura nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në reagimin e saj, AGK thekson se raporti i Reporterëve pa Kufij vë në pah:

Sulmet e vazhdueshme politike ndaj gazetarëve, të cilët etiketohen padrejtësisht si “bashkëpunëtorë të armikut”,
Politizimin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) përmes një ligji të kritikuar gjerësisht, tashmë i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese,

Bojkotin e mediave private nga Qeveria para zgjedhjeve të vitit 2025,
Presionin ndaj transmetuesit publik RTK,
Sulmet verbale dhe dezinformimin ndaj gazetarëve në rrjetet sociale,
Shtimin e padive SLAPP, vështirësitë në qasjen në dokumente publike, dhe kërcënimet për sigurinë fizike të gazetarëve.

AGK e vlerëson këtë renditje si një thirrje alarmi për institucionet e vendit dhe kërkon bashkëpunim të gjerë institucional e shoqëror për të përmirësuar gjendjen, përfshirë hartimin e një ligji të ri për KPM-në që garanton pavarësinë dhe funksionimin efektiv të këtij organi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu