Reduktohen linjat e autobusëve në Shkup, privatët kërkojnë pagesën e borxhit!

Nga sot do të reduktohet transporti urban me autobus në Shkup.

Disa nga autobusët privatë do të lëvizin vetëm në mëngjes, nga ora pesë. Një autobus do të drejtojë vetëm një turne, në një linjë.

Bëhet fjalë për autobusët me numrat 45, 23, 63, 73, 61, 63, 22, 52, 54, 19 dhe 20. Më pas autobusët do të qëndrojnë në garazh, ndërsa shoferët do t’u bashkohen kolegëve të tyre që nuk do të lëvizin.

Transporti publik i organizuar nga “Vestor Trans” edhe sot vazhdon të funksionojë pa probleme dhe në përputhje me orarin. Bëhet fjalë për autobusët me numër 9, 11, 11a, 12, 47 dhe 55.

Disa nga transportuesit privatë bëjnë të ditur se sot do të kenë takim me drejtorin e NQP “Shkup” Dragi Kushovski dhe me sekretarin e Qytetit të Shkupit. Takimi, siç është paralajmëruar, duhet të mbahet në ambientet e JSP “Shkupi” në Autokomandë.

Transportuesit privatë kërkojnë shlyerjen e borxhit dhe rritjen e çmimit, i cili siç theksojnë është i tetë viteve më parë, përkatësisht i vitit 2017. Nga ana tjetër, Kompanisë së Transportit Publik i mungojnë autobusët për të mbuluar orarin dimëror, i cili nis sot.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu