Reagim i BDI-së ndaj konferencës për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski dhe prokurorit publik Kocevski

Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Lupço Kocevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur.

Në vend që të ofrojnë drejtësi të vërtetë për tragjedinë në Koçan, para opinionit publik po demonstrohet një tregti me ndikim – një lloj mbrojtjeje transaksionale midis fajtorit kryesor, ministrit Toshkovski, dhe një prokurori që ndodhet nën presion politik, me funksionin e tij që varet nga vullneti i Kryeministrit.

BDI u bën thirrje profesionistëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Prokurorinë Publike që të mos lejojnë të bëhen pjesë e kësaj tregtie me ndikim dhe përmes kësaj të mos e legjitimojnë këtë pazar politik.

Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike.

Opinionit publik i takon me të drejtë të kërkojë që përgjegjësia për tragjedinë e tmerrshme në Koçan të caktohet saktë dhe drejt.

Ajo që po na shfaqet nuk është drejtësi – por një agresion institucional i njëanshëm ndaj popullit shqiptar në këtë vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela bashkë me familjen del për të votuar: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë sot bashkë me familjen për të ushtruar të drejtën e tij qytetare të votës. Në një...

Arben Fetai bën thirrje nga diaspora për pjesëmarrje në votime, por vet del për të votuar pa bashkëshorten

Arben Fetai, i cili ditëve të fundit ka bërë thirrje të vazhdueshme për mobilizim të diasporës dhe për pjesëmarrje masive në zgjedhje, sot është...

Dalja e votuesve deri orën 11:15, është 9.38%

KSHZ në konferencën e dytë për shtyp konfirmojnë se deri orën 11:00 nuk janë paraqitur probleme të cilë mund të ndikojnë në pengimin e...

Hoxha Bedri Lika me thirrje të fuqishme për Butelin: “Vëllai vëllain nuk e tradhëton, nuk e shet për asgjë dhe nuk e ndërron me...

Hoxha i njohur nga Buteli, Bedri Lika, ka bërë sërish një thirrje të fuqishme për bashkim kombëtar dhe vetëdije shqiptare, duke kërkuar nga bashkëqytetarët...

Voton Bajram Rexhepi: Çdo votë është për të ndryshuar të ardhmen tonë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Bajram Rexhepi, pas votimit në vendlindjen e tij në Sellcë, u shpreh se çdo qytetar duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu