Ranë në humnerë prej 200 metrash të thellë – Gjenden trupat e pajetë të çiftit nga Resnja

Janë gjetur trupat e çiftit nga Resnja, të cilët ranë në një humnerë prej 200 metrash të thellë dhe humbën jetë në Parkun Nacional të Galiçicës afër Ohrit. Me automjet kanë dalë nga rruga rajonale Tërpejca – Prespë që shpie përgjatë malit. Të dy trupat janë dorëzuar për obduksion.

“Në humnerë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, nëpunësit policorë me ndihmën e paragliderëve e kanë gjetur automjetin e pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Resnjës dhe në afërsi të tij janë gjetur dy persona të vdekur. Vdekjen e personave e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, ndërsa punonjësit e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.H (59) dhe M.H (56)”, thonë nga MPB.

Gjatë tërheqjes së personave ka marrë pjesë edhe një ekip i shërbimit të shpëtimit malor nga Ohri.
“Shërbimet ishin të pafuqishme sepse ishte e nevojshme përdorimi i teknikave dhe pajisjeve speciale për ta kryer aksionin”, tha Antonio Dodevski – shërbimi i shpëtimit malor. Kjo rrugë prej dekadash është në gjendje të keqe. Një pjesë e rrugës është e dëmtuar dhe e pasigurt, ndërsa në dimër mbyllet tërësisht, pasi askush nuk e mirëmban. Edhe gjatë verës lëvizja përgjatë saj është me rrezik, sepse në disa vende është mjaft e ngushtë dhe e paqasshme.

“Ka pasur iniciativë për rikonstruksionin e rrugës. Arriti deri në gjysmë të rrugës. Pjesa nga ana e Resnjës ishte e asfaltuar, por nuk u përfundua. Evidente janë dëmtimet edhe në mbrojtëset edhe në sinjalistikë. Ky është aksidenti i parë i tillë në një terren kaq të paarritshëm, që ndodh në një park nacional. Kemi pasur edhe më parë aksidente të tjera trafiku”, tha Antonio Dodevski – shërbimi i shpëtimit malor.

Pyetëm edhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore se pse ndërmarrja nuk ndërmerr asgjë për rindërtimin e kësaj rruge, por nuk morëm përgjigje./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup SHKUP – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut,...

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu