“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për dashurinë dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Lajçi vlerëson rolin e individëve që qëndrojnë besnikë ndaj vendit dhe shpreh se dashuria për Kosovën nuk mund të thyhet nga kritikat apo sulmet.

Postimi i Lajçit:
Djalin që e duen nanat
E di se t’urrejnë, mos u trazo.
Kur lind drita, hija shtohet,
shtohet urrejtja.
Këtij popull i pëlqen hija ma shumë se trupi,
jehona ma shumë se fjala,
i besojmë zhurmës ma shumë se frymës!
E bukura e rreme na mashtron,
e vërteta na dhemb.
E di se t’urrejnë.
E ndjej n’frymën e shkrimeve për Ty,
në gjuhën që s’gjen paqe përballë vlerës,
përballë dijes që s’mundet me u përkulë,
përballë dashnisë për Kosovën
që s’ka nevojë me u shpallë,
se rri n’gjak.
Çdo shekull ka rojtarin e vet.
Njiherë ishte Gjergji me shpatë e kryq,
njiherë Ismaili me fjalë e peshë kohe,
Bogdani me librin si lutje,
Ademi me flijim,
Ibrahimi me durim profeti,
e tash,
ky shekull t’ka Ty.
Ti je djali i nanave
se dashnia e plakut asht si lutje e fëmiut,
për gjinin e nanës,
si fluturimi i bletës për polemin e lulës!
Më shajnë edhe mue kur flas për shekullin tand.
M’quajnë coftinë,
të shitun,
të blemë n’pazar t’vogël.
Por fjala që vjen prej shpirti
s’ka çmim
as pranga.
E di kush ishe para se me t’njoftë,
kush je n’heshtje,
e kush ke me u ba kur koha ta zbardhë fytyrën.
Atij që ia kanë thye brijtë,
që ia kanë lidhë duert me hekur,
mund t’ia këpusin kryet
por s’mundet me ia nxjerrë prej gjoksit
dashninë për Kosovën.
Prandaj, gëzuar që tani,
për gëzimet që po vijnë
si shenjë,
si ogur,
si dritë.
Për Ty,
për ne,
për Kosovën.

22.12.2025

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu