Rama në Izrael: Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por jo me Hamasin

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një vizite zyrtare në këtë shtet.

Në fjalën e tij pasi u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Rama e cilësoi këtë si një nder të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk e meriton si individ, por që u takon të gjithë shqiptarëve, të cilët ndihmuan hebrenjtë në kohë të vështira.

Ai theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, Rama evidentoi se me Hamasin nuk mund të ketë zgjidhje, duke e cilësuar organizatën si nazistët e shekullit të ri.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, u shpreh Rama.

Kryeministri e përfundoi fjalën me urime për paqe në rajon dhe falënderime për nderimin e marrë në emër të popullit shqiptar.

“Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrenjve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë”, theksoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu