Rama drejtuar Farage: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brex-it

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi deputeti britanik Nigel Farage pranoi publikisht ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe për të diskutuar marrëveshjen për kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërishme tone të ashpra dhe ironike ndaj deklaratave të fundit të Nigel Farage, i cili pretendon se “1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg”.

Reagimi i Ramës vjen pasi Farage pranoi publikisht ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe për të diskutuar marrëveshjen për kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Rama i drejtohet Farage-it me fjalët: “Nigel, Nigel, Nigel…”, duke e kritikuar për keqpërdorimin e statistikave dhe përhapjen e frikës ndaj shqiptarëve.

“Nga ‘një kriminel për çdo 50 shqiptarë’, tani ke arritur të thuash: ‘Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…’. Vërtet nuk e di? Dhe kjo pas ‘kontrollit të dyfishtë të të dhënave’?!”, shkruan Rama me tone thumbuese.

Ai i referohet të dhënave të vetë gazetës The Telegraph, e cila pranon se analiza e saj “me gjasë ka nënvlerësuar popullsinë shqiptare në Britani”.

Ndërsa Rama përmend shifra shumë më të larta: sipas Ambasadës Shqiptare në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar ndodhen mbi 300 mijë shqiptarë, shumë më tepër se 53 mijë sa përmendet në raportimet fillestare.

“Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, ndërtojnë shtëpitë tuaja, kujdesen për të moshuarit e të sëmurët tuaj. Nuk janë mish për dhëmbët e propagandës suaj post-Brexit”, thekson kryeministri.

Rama vazhdon me një pyetje të drejtpërdrejtë për Farage:

“Pse është kaq e vështirë të pranosh se je gabuar, pa tërhequr zvarrë një komunitet të tërë njerëzish të ndershëm dhe punëtorë që i shërbejnë vendit tënd me dinjitet, sikur të ishte vendi i tyre?”

Në mesazhin e tij, Rama mbron kontributin e komunitetit shqiptar në Britani, duke theksuar se “Britania është tashmë e madhe, dhe kjo jo pak falë diversitetit të saj, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj multikulturore”.

“Një komb që vuan stresin politik pas një traume nuk ka nevojë për kokë turku. Nuk ka nevojë për goditje të lira. Dhe sigurisht që nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve”.

Duke përmbyllur reagimin, Rama e fton Farage që vizita e tij në Shqipëri të mos jetë një mundësi për përçarje, por për dialog të ndershëm:

“Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh për ide, jo kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale që vendi yt e ka përfaqësuar ndër shekuj. Pres me kënaqësi të të mirëpres si të ftuarin tim të nderit në vendin tonë të bukur. Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen tonë të sinqertë, a mund të biem dakord që të flasim për fakte, jo për fantazitë e tua post-truth?”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu