Qoku: Karizma e Ali Ahmetit ka qenë një mjegull e shqiptarëve, me ikjen e tij dhe të BDI-së janë kthjelluar gjërat!

Bekim Qoku, pjesë e koalicionit VLEN tha se, shkuarja e BDI-së në opozitë i ka kthjelluar gjërat dhe kanë dalë në pah problemet reale, pasi siç tha, karizma e Ali Ahmetit ka qenë një lloj mjegulle dhe uji i turbullt për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Shkuarja e BDI-së në opozitë pas 22 viteve, shkuarja e Ali Ahmetit sidomos pasi figura qendrore e BDI-së është Ali Ahmeti. BDI-ja në këto 22 vite pushtet ka qëndruar falë karizmës së Ali Ahmetit dhe ai ka bërë babën e shqiptarëve, është mbrojtësi i të drejtave të shqiptarëve këtu dhe ndryshimi që po vjen është pak a shumë i pabesueshëm se si ka mundësi që ne si shqiptarë të Maqedonisë të ecim pa Ali Ahmetin. Ky lloj funksionimi i shqiptarëve ka bërë që shqiptarët mos të kenë shumë punë. Karizma e Ali Ahmetit ka qenë një lloj mjegulle, një lloj uji i turbullt i gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me ikjen e Ali Ahmetit dhe BDI-së pak a shumë janë kthjelluar gjërat është pastruar situata dhe na dalin në pah shumë probleme që janë realisht këtu”, tha Bekim Qoku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasadori Meidani në Tetovë: Mbështetje për lirinë e medias, nga Qendra Informative ku punon gazetari i ndëshkuar nga pushteti

Tetovë, 15 Korrik 2025 – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Denion Meidani, vizitoi sot Qendrën Informative në Tetovë,...

ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat...

T’i bësh të dashurit masazh rrit dashurinë me 20%

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që i bëjnë njëri-tjetrit masazh përjetojnë një rritje prej 20% të ndjenjave të dashurisë dhe afërsisë....

Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është krenuar me pak metra asfalt që është shtruar pranë sallonit për të pame në këtë komunë. Ndonëse...

VLEN: Dogana po flet shqip, 21 punësime të reja për qytetarët shqiptarë!

VLEN përmes një komunikate thekson se sot Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu