QOKU I BIE PISHMAN! Dje inkurajoi abrogimin e shqipes, sot shprehet kundër Gjykatën Kushtetuese

Kur dje kërkonte abrogimin e gjuhës shqipe, sot deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku ka ndryshuar qëndrim.

Ligji për gjuhët është zgjidhje e gjymtuar, e shpërfytyruar për përdorimin e gjuhës shqipe, shkroi dje Qoku, ndërsa shtoi se “ta mbrosh këtë ligj që nënçmon e përçmon gjuhën shqipe kaq ulët, është të mbrosh dështimin politik”.

Pati reagime të shumta dhe duket se Qoku ka ndërruar qëndrim. Sot thotë se VLEN-i do të bëjë çmos që të mos preket asnjë ligj e normë që ka të bëjë me shqiptarët.

“Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve”, shkruan deputeti Qoku.

Postimi i plotë i sotëm i deputetit Qoku:

Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve.

Nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike sepse ajo është tani në opozitë.

Nuk duhet mbështetur kjo Gjykatë Kushteruese e Salim Muratit dhe e gjykatësve të saj aktual të instaluar aty nga i sh pushteti abuziv as për abrogimim e mekanizmit të balancuesit, as për temën e ligjit për gjuhët. Këta vendime nxiten nga BDI vetëm për interesa të ngushta.

VLEN do të bëjë çmos që të parandalojë skenarë ogurzeza të organizuara nga një prej strukturave më korruptive politike të Ballkanit. Do të bëjë çmos që të mos preket asnjë ligj e normë që ka të bëjë me shqiptarët.

Përndryshe, balancuesi do të zëvendësohet me një ligj më të plotë e të drejtë, ashtu siç do të propozojë ligji të gjuhëve që do të avancojë deri në barazi të plotë gjuhën shqipe që e flet një populli me përbërje prej 30%.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Xumi eliminohet nga Big Brother VIP Albania pas një nominimi të tensionuar me Eglin

Pas një jave të mbushur me debate dhe përplasje, Xumi është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke humbur përballë Eglit në nominimin kokë...

Hakeri “ka puls”! Hakerët thyejnë profilin e Lojërave Ol*mpike për të postuar Gjestin!

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike është hakuar. Gjesti, kryefjala e mediave rozë në ditët e fundit, po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga masa, shkruan IndeksOnline. Por,...

Kasami: Tetovarët duan që edhe një mandat të jem në krye të Tetovës

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe...

Zot, ndoshta ka, ndoshta nuk ka!

Moderatori i Big Brother Vip Albania, Ledion Lico ka habitur shume ndjekes te show programit ne Top Channel, kur ne debat e siper ne...

Rikthehet dhuna e policisë – I riu shqiptar rrihet pa asnjë arsye

Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit që po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu