Qoku: “Branitellat” LSDM, BDI, Levica, poshtërojnë shqiptarët!

Deputeti i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, tha se ka një orkestrim mes LSDM-BDI-Levica që siç thekson ai, vetëm për të destabilizuar vendin dhe për t’u rikthyer në pushtet dhe shtoi se, mënyra se si gjejnë gjuhën për t’i poshtëruar shqiptarët, është për t’u admiruar. Qoku tha se Por BDI mbetet megjithatë një bandë hajdutësh e të korruptuarish, figura politike pa moral e skrupuj.

“Një orkestrim si prej një dore mjeshtri i aktiviteteve të përbashkëta të LSDM-BDI-Levica sa i përket temave dhe çështjeve në dëm të shqiptarëve, vetëm për të destabilizuar vendin dhe për t’u rikthyer në pushtet. Se si e gjejnë kaq kollaj gjuhën unike kur duan t’i poshtërojnë shqiptarët, është për t’u admiruar. Kur e dimë se Ali Ahmeti, Bujar Osmani kanë pasur bashkëpunim të mirë edhe me Vuçiqin dhe Serbinë, pse çuditemi që bashkërendohen kaq lehtë me Levicën. Por BDI mbetet megjithatë një bandë hajdutësh e të korruptuarish, figura politike pa moral e skrupuj, që janë në gjendje t’i pinë edhe pikën e fundit të gjakut popullit të tyre vetëm për t’u rikthyer në pushtet e për të vazhduar vjedhjen dhe pasurimin e tyre dhe familjarëve të tyre.
Le të shohin ëndrra në diell dhe prapa grilave të burgut”, tha Qoku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu