Që nga 2021, Kushtetuesja ia rrëzoi Kurtit 8 ligje, 8 të tjera në shqyrtim

Gjatë mandatit të qeverisë Kurti, të cilin e mori më 2021, Gjykata Kushtetuese ka kontestuar gjithsej 8 ligje, me arsyetimin se përmbanin nene që nuk ishin në përputhje me Kushtetutën. Në mesin e këtyre ligjeve të rrëzuara nga Kushtetuesja, janë ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ligji për çmimin tavan të produkteve dhe ai për Kshillin prokurorial të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, bëri të ditur se në shqyrtim ka edhe 8 ligje të tjera, përfshirë atë për Fondin sovran, ligjin për skemat pensionale dhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndërkohë, deklaratat e kryeministrit Kurti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por edhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, ish-gjyqëtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu i sheh si tejet të dëmshme.

“Qasje tepër e gabuar e kryeministrit ai duhet të bashkëpunojë me pushtetet e tjera sepse kjo qasje krijon performancë negative tek faktori ndërkombëtar dhe duhet të ketë kujdes të mos përfshihet në punët e Gjykatës”, thaq Kryeziu për rtv21

Në anën tjetër, më 13 dhjetor PDK-ja, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese 16 ligje të miratuara në seancën e natës së 5 dhjetorit. 15-të ligje vetëm për mënyrën se si janë miratuar, ndërsa atë për ligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme edhe në përmbajtje. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, ligjet e ankimuara së fundmi nuk i komentoi. Partia në pushtet tha se ligji për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme e frikëson PDK-në, deklarata këto të hedhura poshtë nga PDK-ja. Ish-kryetari i gjykatës së apelit, Hasan Shala, tha se Gjykata Kushtetuese kontribuon në reformat kushtetuese.

“Kushtetuesja është për reforma në drejtësi por ajo është për reforma në përputhje me kushtetutën”, tha Shala.

Por, përveç me gjykatën Kushtetuese, kryeministrit Kurti telashe i doli edhe me prokurorinë speciale duke mos iu përgjigjur ftesës së saj për intevisitim, i cili, sipas mediave ka të bëj me aferën e rezervave shtetërore.

Por, njohës të sistemit të drejtësisë, këtë zallamahi po e shohin si një lojë politike.

“Komplet lojë politike e cila është e gabuar dhe nuk sjellë kurrfarë dobie”, tha Kryeziu.

“Në vend se kryeminstri të jep shembull t’i bindet prokurorisë ai vendosë që t’i thërras ata në zyre të tij të dal si i mbivlerësuar pra të dalloje nga qytetarët e tjerë”, Hasan Shala

LVV-ja që nga ardhja në pushtet është shquar për përplasje me sistemin e drejtësisë, ndërsa komentet dhe akuzat drejtuar këtij sistemi janë vlerësuar si ndërhyrje direkte e pushtetit./RTV21/21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu