PTHP: Paraburgim për një 24 vjeçar nga Koçani për vrasje në tentativë

Prokuroria Themelore Publike në Koçan solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese ndaj një 24 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi bazë se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç kumtoi PTHP, më 13 shtator, në orët e mbrëmjes, i dyshuari është dakorduar me të dëmtuarin të takohen në parkingun te Monumenti i lirisë në Koçan për shkak të shitblerjes së një celulari.

Kur u takuan në vendin e caktuar, i dyshuari ka hyrë në automjetin e të dëmtuarit, është ulur në sediljen e bashkëudhëtarit dhe ka filluar të bisedojë me të në lidhje me celularin.

Pas një kohe të shkurtë nga xhepi ka nxjerrë një thikë dhe e ka therrur në një pjesë vitale të trupit në zonën e kokës dhe qafës poshtë mjekrës, duke i shkaktuar një plagë të hapur rreth 2-3 cm. Thika është thyer dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë viktimën edhe disa herë me dorezë. I sulmuari ia kapi dorën dhe e ndaloi, pas së cilës i dyshuari doli nga vetura dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe pengimit të procedurës penale, por edhe kërcënimit real për përsëritjen apo përfundimin e tentativës së veprës penale, prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Koçani për caktimin e masës së paraburgimit . Gjykata e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

Vedhje e madhe e rrymës- hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën...

Nesër në Shkup protestë për solidaritet me Palestinën

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu