Pse u largua nga “Top Channel” bashkë me Arbanën? Thyen heshtjen Eduart Grishaj

Regjisori Eduart Grishaj ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”, premiera e të cilit do të jetë më datë 17 janar në orën 19:00 në Shqipëri dhe Kosovë.

Përtej suksesit të tij, Grishaj ka deklaruar se shkëputja nga projektet televizive për të dhe Arbana Osmanin ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.

“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij.
Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij”, tha regjisori Grishaj.

Ai lë hapësirë për të kuptuar se nëse e shikon të arsyeshme, mund t’i rikthehet ekranit dhe projekteve televizive.

“Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizon, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion”, ka shtuar Eduart Grishaj në “Euronews Albania”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu