Protestojnë mësimdhënësit e Vitisë, Jasharaj: Do të hyjnë në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat

Për shkak të mosprocedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune kanë protestuar të premten para Qeverisë së Kosovës.

“Edhe Vitia është n‘Kosovë”, “Duam pagat tona”, kanë qenë mbishkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen sot (e premte), ose më së largu të hënën, në të kundërtën kjo komunë do të fillojë me veprime sindikale nga java e ardhshme.

Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahamn Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit janë të pafajshëm në këtë drejtim, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë të fillojë me ekzekutimin e pagave.

Jasharaj ka theksuar se nga ajo që ka parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë.

“Ne kishim një takim këtë javë me Kuvendin e Sindikatave të Arsimit Para universitar të Vitisë dhe mësimdhënësit arsyeshëm ishin të indinjuar dhe kërkonin hapa radikal, sindikal. I lutem që të presin pak dhe të shkojnë me veprimin e parë me alarmin e tashëm, më këtë protestë, por nga ajo që kam parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë. Dhe ajo që e bëjmë gjithmonë, solidaritetin, kam frikë se nëse ndodh greva në Viti, atëherë veprime sindikale do të ketë edhe në komuna tjera, cilat do jenë ato, vendos secila komunë, por Vitia, koleget tanë e dinë, por edhe Qeveria ta dijë se punëtorët e arsimit në Viti e kanë zërin e tyre që i mbron, SBAShK-u. Dje i kam dërguar një letër Muratit, duke e lutur që pozitën që e ka si ministër i Financave t’i le deklaratat se kush ka faj, mësimdhënësit nuk kanë faj. Që sot Qeveria le të procedojë pagat në të kundërtën do të fillohet me Vitinë”, tha ai.

Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i nivelit komunal të sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.

Ai ka thënë vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk janë ndarë mjetet, duke shtuar se aty janë 775 punëtorë.

Bislimi: Nëse nuk dalin pagat, prej të martës do të shikojmë se cilët do të jenë hapat tjerë, sigurisht sindikal

“Ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje, dhe na kanë thënë se faji qëndron tek Qeveria, kemi ardhur t’i drejtohemi edhe qeverisë në qoftë se na pret dikush këtu, qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk janë dalë… Ne kemi caktuar protestën një orë, dhe presim që të del dikush të na drejtohet… Komuna e Vitisë ka 812 punëtorë, çerdheve ju kanë ndarë mjetet, ndërsa vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk u janë ndarë, aty janë 775 punëtorë…. Mësimdhënësit kanë edhe ditën e hënë që të presin, ndërsa prej të martës do të shikojmë se cilët do të jenë hapat tjerë, sigurisht sindikal, një orëshe, ditëshe…Ne nuk po lypim faj, pagat tona dhe asgjë tjetër”, tha ai.

Në anën tjetër, pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili ka bërë thirrje qeverisë të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë.

“Edhe BSPK-ja është shumë e shqetësuar se çfarë ka ardhë deri këtu që pagat e mësimdhënëseve të mos ekzekutohen. Është diçka interesante se si edhe partneri social Qeveria, por edhe partneri social që është në Viti atje, nuk ulen, nuk dakordohen që të zgjedhin problemet, dhe sot të vendosin që pagat e mësimdhënësve të dalin në kontot e tyre. Kërkoj nga partneri social të ulet tani dhe të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë”, tha Hykolli.

Ndërkaq, Ministria e Financave ka njoftuar se kjo komunë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës. Në njoftim thuhet se, përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Ndërkaq, kanë shtuar se Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mega-skandal energjetik: Vetëvendosje kap KOSTT-in – çdo pozicion kyç nën kontrollin e qeverisë

Kapja e institucioneve publike në Kosovë po arrin përmasa shqetësuese. KOSTT, institucioni kryesor i sistemit energjetik në vend, është vënë thuajse tërësisht nën kontrollin...

Intervista me kryeparlamentarin Afrim Gashi: VLEN as nuk është “plagosur” dhe as nuk ka pësuar “tërmet”

Intervista e kryeparlamentarit Afrim Gashi. NOVA: Është më se e arsyeshme që këtë intervistë me ju ta fillojmë me aktualitetin politik më të nxehtë –...

Shaholli: Kredia 6 miliard euro nga Britania e Madhe për “Severnën”!

Ky është Baroni i Kërçovës që "mori" 6 miliardë euro kredi për ta rigjeneruar ekonominë e "državës", ku sipas tij ky është një investim...

Deshqiptarizimi i Institucioneve Vazhdon nga VLEN-VMRO – Nga 50 të Punësuar në REK Oslomej, Asnjë Shqiptar!

Deshqiptarizimi i institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me ritme alarmante edhe nën qeverinë e re Vlen–VMRO. Në listën e fundit të...

Vazhdon deshqiptarizimi nga qeveria VLEN-VMRO: Në 10 institucione punësohen 205 maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Në një analizë të fundit të punësimeve dhe avancimeve në disa institucione shtetërore të rëndësishme, rezulton se nga gjithsej 205 vende pune të reja,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu