Pronari i “Besa Trans” dënohet me 20 muaj burg per falsifikimin e licencës

Njëzet muaj burg për pronarin Bekim Haxhiun dhe 800.000 denarë dëmshpërblim për kompaninë “Besa Trans”, për falsifikim të licencës së udhëtimit. Ky ishte denimi që Gjykata Penale e shqiptoi për aksidentin e “Besa Transit”, në të cilin kishin vdekur 45 persona dhe 7 ishin lënduar.

Sipas Prokurorisë, autobusi ka dalë nga territori i RMV-së me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë është përgjegjës kompania si subjekt juridik dhe pronari i saj Bekim Haxhiu. Kurse në sqarimin e aktgjykimit, gjykatësi Ivica Stefanovski deklaroi se Haxhiu nga janari deri në nëntor të vitit 2021, 20 herë radhazi ka kaluar kufirin duke përdorur dokument të rrejshëm – Certifikatë nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar në komunikacionin ndërkombëtar.

Pas shpalljes së vendimit, prokurori i lëndës Vlladimir Milloshevski edhe pse nuk e tha direkt por la të kuptohet se është i kënaqur me këtë vendim, pasi gjykata e ka pranuar aktakuzën plotësisht.

Vlladimir Milloshevski, prokuror

“Të gjithë ishit dëshmitarë të vendimit të Gjykatës, se në tërësi e pranoi akuzën e ngritur kundër të akuzuarit dhe personit juridik. Ajo që mund të them është se do të presim që të përgatitet në letër, që të mund të shohim se çfarë do të ndërmerret më tej. Më shumë nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës, përveç që gjykata në tërësi e ka pranuar aktakuzën e ngritur ndaj të akuzuarit dhe i shpalli fajtor të akuzuarin dhe personin juridik”.

Ndërkaq, për avokatin mbrojtës Asmir Alispahiq denimi ishte i lartë dhe do të ankohen ndaj tij.

Asmir Alispahiq, avokat

“Do të ankohemi për vendimin. Në arsyetim thuhet se palët kanë të drejtë ankimimi në afat prej 8 ditësh dhe sigurisht mborjtja do ta shfrytëzojë atë të drejtë. Kjo vepër penale nuk është e lidhur me fatkeqësi dhe ka të bëjë me punën e personit juridik ‘Besa Trans’. Nëse bëjmë një krahasim në vendimet tjera gjyqësore të kësaj natyre, edhe nëse dënimi është paraparë nga 1 në 5 vjet, në këtë rast ka pasur një matje shumë të madhe, jo vetëm në ekzistencën e veprës penale”.

Se denimi nuk ka të bëjë edhe me pjesën e shkaqeve të aksidentit e sqaroi edhe Gjykata Penale.

Gjykata Themelore Shkup

“Në pajtim me propozimin e paraqitur të prokurorit, dhe sipas prokurorit publik dhe mbrojtësit të akuzuarëve që e kanë thënë në gjykatë, kjo ka të bëjë vetëm me veprën penale të theksuar dhe nuk ka të bëjë me aksidentin fatal, i cili ka ndodhur në vitin 2021 në Bullgari”.

Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.

Aksidenti ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan./TVSHENJA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilirjan Fetahu kandidon për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian

DIBËR – Ilirjan Fetahu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, duke hyrë në garën zgjedhore nën siglën e Frontit Evropian....

Mjeku specialist urolog, Arsim Dalipi, kandidon për Kryetar të Komunës së Strugës

Strugë - Mjeku i njohur dhe aktivisti i angazhuar qytetar, Specialist-Urologu, Arsim Dalipi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Strugës. Ai...

Aktori Hasim Sopi “thumbon” kryetarin e Komunës së Tetovës me një status ironik

Tetovë – Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale që është interpretuar si goditje e drejtpërdrejtë...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas...

Japoni – Treni me 35 sekonda vonesë, pasagjerëve u kërkohet falje dhe marrin rimbursim të plotë

Në Japoni, ku saktësia e transportit publik është standard i pathyeshëm, edhe një vonesë prej sekondash merret seriozisht. Një drejtues treni Shinkansen kërkoi falje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu