Profesoresha e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit e pranon Islamin

Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze-Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të saj shqiptar.

Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit, ajo ka thënë Shehadetin, kredon e Islamit, duke kaluar kështu në besimin ku pohohet e jetohet me bindjen se Zoti është Një i vetëm, i vetmi që meriton të adhurohet, e se Muhamedi ishte njeri dhe i Dërguari i Tij.

Siç thuhet, për të ka qenë finalizimi i një kërkimi intelektual të së vërtetës së madhe, mbi jetën, botën, krijimin e Krijuesin, gjë që e ka çuar te Islami. Kalimin në Islam ajo e ka bërë me mikun e saj shqiptar Fatmir Kovaçi, një stomatolog i njohur në Shkup.
Pra, teksa një tufë shqiptarësh në Kosovë, tejet të diskutueshëm për nga trutë e kokës, thonë se po kthehen në fenë e të parëve, pa ofruar asnjë arsyetim të qashtër fetar mbi këtë lloj konvertimi të padëgjuar ndonjëherë – nuk njihet në histori konvertim nga Islami në Krishterizëm, por e kundërta – një grua intelektuale sllave, me emër në jetën akademike të Shkupit e më gjerë, pranon publikisht Islamin dhe jo për ndonjë arsye nacionale. /tesheshi.com/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu