Tragjedia në Prilep: Zbulohet autori i vrasjes, kishte dhënë një paralajmërim në facebook

“Motra ime Ljuba Çuparkoska dhe djali i saj…
Më vodhi dhe më mori pothuajse gjithçka, pjesën tjetër ua dhashë vetë, por…
Mos luani me ata që nuk kanë asgjë për të humbur!” ky është mesazhi që ka lënë në Facebook vrasësi i cili vrau nipin dhe djalin e nipit vetëm 12 vjeç, përcjell TS.

Ja kronologjia e ngjarjes-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prilep, ku tre persona humbën jetën si pasojë e një konflikti familjar të përgjakshëm. Sipas informacioneve të para, një 63-vjeçar nga Prilepi vrau nipin e tij 43-vjeçar dhe djalin e këtij të fundit, vetëm 12 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore. Më pas, autori i krimit kreu vetëvrasje.

Sipas Prokurorit Publik, Stevço Binoski, viktimat kishin shkuar në shtëpinë e vrasësit, i cili ishte xhaxhai i viktimës së rritur, në rrugën “Stevan Apostollski”, rreth orës 15:00 deri 16:00. Në shtëpi nuk kishte askënd tjetër përveç xhaxhait. Më parë, ai ia kishte lënë me testament shtëpinë nipit të tij, përcjell TS.

Deri rreth orës 22:00 nuk dihet saktësisht çfarë ndodhi brenda shtëpisë, por fqinjët kanë dëgjuar të shtëna me armë pak para se të arrinte policia. Pikërisht gruaja e viktimës u alarmua dhe lajmëroi autoritetet, pasi bashkëshorti dhe djali i tyre mungonin për disa orë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, autori hodhi një granatë dore në drejtim të forcave të rendit, e cila fatmirësisht shpërtheu vetëm pjesërisht dhe nuk shkaktoi lëndime. Pas kësaj, u angazhua njësia speciale “Tigër”, e cila rreth orës 01:00 pas mesnate hyri në shtëpi dhe gjeti trupat e pajetë të tre personave.

Prokuroria ka urdhëruar obduksion për të tre trupat, ndërsa qytetarët e Prilepit janë të tronditur nga kjo tragjedi familjare./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

Haradinaj kërkon që “urgjentisht të kthehen simbolet e Kosovës” në komunat veriore që i hoqën kryetarët nga “Srpska”

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pasi kryetarët serbë në komunat veriore, përkatësisht ata nga Lista Serbe, kanë hequr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu