Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës (CIK BiH) ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska, pas dënimit të formës së prerë me një vit burg dhe ndalimit për gjashtë vjet nga ushtrimi i funksioneve publike.

Avokati i tij, Goran Bubiç, ka njoftuar se do të kërkojë pezullimin e përkohshëm të vendimit dhe do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, çka e lë vendimin ende jo të plotfuqishëm.

Për të ruajtur pozitat politike, Dodik dhe partia SNSD kanë propozuar formimin e një “qeverie të unitetit kombëtar” me opozitën në Republikën Srpska, por kjo e fundit ka refuzuar ftesën, duke kujtuar fyerjet e mëhershme të Dodikut.

Ndërkohë, Qeveria e entitetit serb ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku ka miratuar tetë konkluzione, mes tyre kundërshtimin e vendimit të gjykatës dhe një apel për mbështetje ndaj Dodikut.

Pritet që së shpejti të mblidhet edhe Kuvendi Kombëtar i Republikës Srpska për të shqyrtuar krizën institucionale që ka shpërthyer pas vendimit të CIK-ut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu