PR-i i VLEN-it, me metodat e Grubit, monton edhe “deklaratat” e kundërshtarëve politikë!

Koalicioni qeveritar VLEN, që pretendon të sjellë “ndryshim” dhe “vlera të reja”, po tregohet çdo ditë e më shumë si një kopje e përkeqësuar e pushteteve të diskredituara të së kaluarës. Në një zhvillim shqetësues, është zbuluar një grup komunikimi (në WhatsApp), që i përket ekipit të PR-it të partisë VLEN, ku qartë dokumentohet se aty përgatiten deklarata të montuara, shpifje dhe skenarë të rremë ndaj kundërshtarëve politikë.

Në këtë grup, siç dëshmohet edhe nga pamje konkrete, koordinohen sulme të organizuara, shpërndahen të pavërteta dhe krijohen manipulime mediatike me një qëllim të vetëm: të mashtrohet qytetari, të fabrikohet realiteti dhe të krijohet huti në opinionin publik. E gjitha kjo në emër të propagandës, të mbështetur jo nga individë të thjeshtë, por nga figura zyrtare, përfshirë zëvendësministra, ministra dhe deputetë, të cilët, sipas informacioneve të siguruara, janë pjesë aktive e këtij grupi.

Kjo nuk është më thjesht një çështje etike. Kemi të bëjmë me një skandal politik, që prek drejtpërdrejt parimet e demokracisë, lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar saktë. Kur një parti në pushtet përdor burimet e veta për të prodhuar lajme të rreme dhe deklarata të manipuluara, atëherë kemi një abuzim të pastër me pushtetin, që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe shoqëria civile.

VLEN, në vend që të qeverisë me dinjitet dhe transparencë, ka zgjedhur të ndjekë hijen e Artan Grubit, duke përdorur taktika që përçajnë dhe helmojnë opinionin publik. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat që pretendohet se mbrohen. Përkundrazi – përbën një kthim mbrapa, drejt një klime politike të shantazhit dhe mashtrimit.

Në një shoqëri demokratike, deklaratat e rreme dhe montimet nuk mund të trajtohen si vegla të zakonshme politike. Ato janë sulme ndaj vetë së vërtetës. Dhe kur ato burojnë nga një strukturë qeveritare, problemi nuk është më vetëm moral – por sistemik dhe institucional.

Është koha që opinioni publik, mediat e pavarura dhe faktorët ndërkombëtarë t’i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje. Heshtja në këtë rast do të thotë pranim i një realiteti ku e vërteta nuk ka më vlerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu