Portali nga Brukseli “Politico”- Kthimi i VMRO-DPMNE-së pritet të komplikojë marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Portali nga Brukseli “Politico” ka komentuar inaugurimin e djeshëm të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, se edhe gjatë aktit ceremonial në Kuvend, duke mos e përdorur emrin kushtetues, ka shkaktuar debat me Greqinë fqinje dhe reagime të shumta nga Athina.

Presidentja e sapozgjedhur nacionaliste e Maqedonisë së Veriut, edhe para se të bënte betimin të dielën, shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike me Greqinë fqinje, raporton Politico.

Politico raporton se gjatë ceremonisë së betimit në Parlament, Siljanovska Davkova, për të cilën ajo tha se është presidentja e parë femër e vendit të saj, e quajti vendin e saj Maqedoni në vend të emrit të saj kushtetues Maqedonia e Veriut.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou, është larguar menjëherë nga ceremonia e inaugurimit në shenjë proteste, shkruan portali, duke shtuar se partia e djathtë OBRM-PDUKM, kandidate e së cilës për president ishte Siljanovska-Davkova dhe e cila fitoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare javën e kaluar, refuzon Marrëveshjen e vitit 2018, e cila parashikon që vendi të mos quhet Maqedoni.
Sipas marrëveshjes historike të Prespës, thuhet në artikull, se është ndryshuar emri dhe Kushtetuta e vendit, duke i mundësuar Maqedonisë së Veriut hyrjen në NATO në vitin 2020 dhe fillimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas portalit, kthimi i VMRO-DPMNE-së në pushtet pas shtatë vitesh, pas fitoreve të mëdha në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të javës së kaluar, pritet të komplikojë më tej marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe anëtarësimin e vendit në BE.

https://www.politico.eu/country/macedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu