Po përhapet në disa kontinente/ Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID

Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi është lidhur me një rritje të infeksioneve në disa pjesë të globit.

Ky variant është identifikuar për herë të parë në fund të muajit janar dhe është një nënvariant i Omicron, i cili ka vazhduar të shfaqë mutacione të ndryshme që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë muajve të pranverës, Nimbus është bërë gjithnjë e më i përhapur në Evropë, Amerikën e Veriut dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor.
Sipas OBSH-së, ky variant përmban mutacione në proteinën spike, pjesa e virusit që lidhet me qelizat njerëzore për të hyrë brenda tyre dhe për t’u shumuar.
Këto ndryshime mund ta bëjnë virusin më të transmetueshëm dhe të zvogëlojnë efikasitetin e disa antitrupave, si atyre të krijuar pas infeksioneve të mëparshme ose vaksinimit.

Pavarësisht kësaj, OBSH vlerëson se rreziku i përgjithshëm për shëndetin publik mbetet i ulët në shkallë globale.
Deri tani, nuk ka asnjë provë që Nimbus shkakton forma më të rënda të sëmundjes krahasuar me variantet e tjera të qarkullimit.

Po ashtu, nuk është vërejtur rritje e shtrimeve në spital apo e numrit të vdekjeve të lidhura me këtë variant.

Ndryshe, simptomat e lidhura me NB.1.8.1 janë të ngjashme me ato të varianteve të tjera të COVID-19 dhe përfshijnë: dhimbje fyti, kollë, ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, humbje të shijes ose nuhatjes, vështirësi në frymëmarrje dhe vjellje.

Ekspertët thonë se edhe pse ky variant mund të shmangë pjesërisht përgjigjen imunitare, ky nivel shmangieje është i ngjashëm me nënvariantët e tjerë të Omicron, që do të thotë se vaksinat aktuale dhe trajtimet si nirmatrelviri mbeten efektive, sidomos në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Bexheti për regjistrimin: Përgjegjësi duhet të mbajnë OBRM-PDUKM dhe VLEN

Derisa ish-drejtori dhe zëvendësi i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami, nuk janë të gatshëm të sqarohen para opinionit pasi Gjykata Kushtetuese...

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me...

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare...

Filipçe: Qeveria po e mban Maqedoninë peng të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe izolimit diplomatik – BE konfirmon shqetësimet

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, tha se partia e tij që nga dita e parë ka paralajmëruar se qeveria e OBRM-PDUKM po e mban...

Krenar Lloga: Kjo Qeveri nuk do ta kthejë emrin, por po rikthen regjimin, serbizmin dhe izolimin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur atë “antimaqedonase” dhe duke paralajmëruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu