Platforma për barazi gjinore: Vrasja në Kratovë është vetëmbrojtje

“Është tejet paradoksale që viktima e dhunës në familje ndiqet penalisht nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”. Kështu ka reaguar Platforma për Barazi Gjinore pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36-vjecares me inicialet V.I, që dyshohet se ka kryer vepër penale, duke vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

“Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, dhe jo vepër e kryer ‘vrasje me paramendim’, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e dhunës në familje tash ndiqet nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”, thonë nga Platforma.

Platforma i referohet njoftimit të Prokurorisë, ku thuhet se vrasja i ka paraprirë një debat verbal ku më pas bashkëshorti ka filluar të sulmojë fizikisht të dyshuarën, e ka goditur me grusht në kokë dhe trup, më pas ka filluar ta mbysë. Pas sulmit fizik, e dyshuara ka shkuar në kuzhinë dhe e ka goditur me thikë bashkëshortin dhe më pas babanë e tij. Platforma për barazi gjinore vlerëson se e dyshuara V.I nga Kratova ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Veprimet e Prokurorisë, siç theksojnë nga Platforma, janë shumë të ngjashme me rastin e Pale Illovskës nga Velesi, e cila gjithashtu ishte viktimë e dhunës në familje dhe dhunuesin e kishte vrarë në vetëmbrojtje. Platforma për Barazi Gjinore kërkon që Gjykata të vazhdojë me kujdesin e duhur në këtë rast dhe të marrë parasysh të gjitha faktet vendimtare.

“Edhe pse praktika gjyqësore nuk është detyruese, kërkojmë që Gjykata të marrë parasysh parimet e vendosura nga vendimi i pafajësisë për çështjen e Pale”, thonë nga Platforma. Përndryshe pas kësaj ngjarje, me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarës i ka caktuar paraburgim 30 ditor, si e dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu