Peticion i intelektualëve shqiptarë: Hiqni idiotët nga ekranet lokale dhe kombëtare!

Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

Osmani: Mirë që Mickoski është i vetëdijshëm se Qeveria është e paqëndrueshme

Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të...

Provokim i shëmtuar para ndeshjes! Serbët “harrojnë” flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, në prag të përballjes Serbi–Shqipëri. Gjatë stërvitjes u vu re një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu