Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka licencuar dy kompani kosovare për tregtimin e energjisë elektrike, duke përfshirë “Management & Development Associates”, e udhëhequr nga Driton Dalipi, vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas aplikimit për licencë për furnizim me energji më 27 maj.

Çitaku, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka vlerësuar se krimi në sektorin e energjisë ka marrë “përmasa galopante”.

“Sot gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në ËhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, personat e vetëm që ndëshkohen për veprime të tilla janë qytetarët.

“Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë”.

MDA ka marrë licencën krahas subjektit tjetër “Energy Kosova V.B” në seancën e tetë të Bordit të ZRRE-së për këtë vit, ka njoftuar të enjten ZRRE-ja. Në këtë seancë janë aprovuar edhe kërkesat e 11 subjekteve juridike dhe 14 personave fizik për marrje të autorizimit për vetëkonsum, kapaciteti total i të cilit arrin në 1282 kilovatë.

E licencimi i kompanisë së udhëhequr nga vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, vjen në kohën kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka çuar përpara planin për përfshirjen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Në bazë të deklarimit të pasurisë për vitin 2024, shefi i kabinetit të Kurtit nuk ka aksione në MDA. Megjithatë, sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2021, ai figuron si themelues i saj. Dalipi është emëruar shef i kabinetit të Kurtit në shkurt 2020.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu