Përgjimi i bisedës së rëndësishme telefonike nga rusët trondit Gjermaninë

Një takim i rëndësishëm i zyrtarëve gjermanë të forcave ajrore është përgjuar nga rusët për shkak të një gabimi individual, ka insistuar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Ai ka thënë se hetimi ka përjashtuar mundësinë se një spiun rus ka marrë pjesë në thirrjen telefonike, raporton BBC.

Pistorius ka thënë se thirrja telefonike është publikuar për shkak se njëri nga telefonuesit kishte thirrur në një linjë të pasigurt, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kjo ia ka mundësuar Rusisë që të zbulonte bisedën, ka thënë ministri gjerman.

Në incizime, katër zyrtarë të lartë të ushtrisë dëgjohen duke diskutuar për mundësinë që Ukraina të përdorë raketat gjermane Taurus për të goditur urën e Kerchit që lidh Rusinë me Krimenë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vazhdimisht ka përjashtuar mundësinë që shteti gjerman të armatos Ukrainën me raketat Taurus.

Kanali shtetëror RT në Rusi ka publikuar audioincizimin gjatë javës së kaluar.

Në një konferencë për media të martën, Pistorious ka deklaruar se njëri nga pjesëmarrësit ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të paautorizuar. Për këtë, rusët kanë mundur të përgjonin gjithë bisedat.

Pistorious ka konfirmuar se ka nisur një hetim në lidhje me këtë përgjim.

Kremlini e ka cilësuar incizimin si provë se Perëndimi është përfshirë direkt në luftën në Ukrainë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu