Përgjime mes agjentit të BIA-s dhe Hysri Selimit: Selimi, agjent i BIA-s serbe me mision për përhapjen e radikalizmit islamik në Kosovë

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është vënë nën hetim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për dyshime të spiunazhit dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini – të prezantuara në Debat Plus – del në pah një rrjet komunikimi dhe bashkëpunimi midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s serbe.

Përgjimet dëshmojnë se BIA ka pasur interes të drejtpërdrejtë për Selimin, sidomos gjatë kohës sa ai ishte në burg në Siri, ku ishte përfshirë në aktivitete me grupe ekstremiste.

Një fragment i publikuar tregon se agjentët e BIA-s serbe madje kishin dërguar një zyrtar në Siri për të verifikuar gjendjen e tij.

Biseda e parë:

Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them…

Selimi: Një përshtypje.

Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën.

Selimi: Po them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë.

Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton?

Selimi: E çka tha?

Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë.

Selimi: Po, ai ka informacione…

Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje.

Oficeri I.B., e këshillon se si duhet të ketë të jashtëzakonshme me sjelljet e tij në mjediset e targetuara, si dhe për një telefon, të cilin Hysiru e ka marr për komunikim vetëm me BIA-n serbe.

Këshillat nga BIA

Në një nga bisedat, oficeri i BIA-s këshillon Selimin që të sillet me kujdes dhe të ruajë diskrecionin, duke përmendur edhe një telefon të veçantë që Selimi përdorte ekskluzivisht për komunikim me inteligjencën serbe.

Biseda e dytë:

Oficeri i BIA-s: Ti duhesh të kesh kujdes qe kjo të mos jetë haptas, të kesh kujdes për sjelljet e tua dhe për këtë cka po flasim.

Oficeri i BIA-s: A ka qenë ndonjëherë ky telefon te dikush tjetër?

Selimi: Jo, asnjëherë. Asnjëherë. Ky rrin në xhepin tim, fëmijët luajnë nganjëherë me të dhe e lënë dhe une e ruaj, kam kujdes.

Oficeri i BIA-s: Të bësh kujdes. Kjo është me rëndësi.

Selimi: Kur të vijnë ndonjë mysafirë e lë diku veçmas

Zekerija Qazimi “s’ka ndryshuar ideologjinë”

Në përgjime përmendet edhe emri i Zekerija Qazimit, një imam i dënuar për rekrutim për ISIS-in, i cili është liruar verën e vitit të kaluar.

Sipas bisedës, Selimi konfirmon se grupi i Qazimit është duke u rritur dhe fuqizuar, dhe se ai nuk ka ndryshuar ideologjinë, por vetëm retorikën publike për shkak të vëzhgimit.

I dënuari me 10 vjet burgim, akuzohej për përhapjen e ideologjisë radikale dhe për rolin e tij si figurë qendrore në rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in nga Kosova. Ai e kishte bërë xhihadin temën kryesore në predikimet e tij, duke e përshkruar si më të vlefshëm se muajt e tërë të lutjes. Qazimi konsiderohej mentor i Lavdrim Muhaxherit, një nga figurat më të njohura të ISIS-it në Kosovë, dhe kishte lidhje të ngushta me Ridvan Haqifin, udhëheqësin e luftëtarëve kosovarë në ISIS.

Biseda e tretë:

Oficeri i BIA-s: A mund të thuhet se grupi i Zeqës (Zekerija Qazimi) po bëhet secilën herë e më i fortë dhe e ka secilën herë e më shumë njerëz.

Selimi: Po më i madh po bëhet, grupi më i madh se gjithë të tjerët me siguri, më i madh se të tjerët. Tash pas lirimit nga burgu, e ka njëfarë autoriteti. Nuk është se ka ndryshuar, nuk ka ndryshuar mendim. Nuk është se ka ndryshuar ideologjinë. Është po i njëjti njeri. Porse, tash ruhet… A e din se dikush e përcjell.

Oficeri i BIA-s: Dëshiron të thuash se tani ka ndryshuar?

Selimi: Po e ka ndryshuar retorikën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu