Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”, shkroi Netanyahu në profilin e tij në Facebook.

Çfarë ndodhi?

Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë, shkruan A2 CNN.

Reagimi i Katarit

Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përcjell A2 CNN.

Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth.

“Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu