Përfaqësim i drejtë dhe adekuat, Mexhiti: Ne që i përfaqësojmë shqiptarët do t’i dalim zot kësaj pune

Izet Mexhiti deklaroi sot se do ta luftojë me një sërë kundërargumentesh qëndrimin e ministrit Minçev rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, që nga 29% duhet të jetë në 25%. Ne që i përfaqësojmë shqiptarët do t’i dalim zot kësaj pune” – deklaroi sot Mexhiti, duke theksuar se ligji është i qartë: përfaqësimi përcaktohet në bazë të popullatës dhe jo në bazë të numrit të rezidentëve apo jorezidentëve.

Mendoj se jemi në fillime, dhe mbi të gjitha, dhe mbi të gjitha, ministria e Administratës, ka akoma problem me hapësirat se ku do të vendosen. Kështu që ka prioritete të tjera dhe mendoj se fokusi i qeverisë dhe shtyllat ishin zhvillimi ekonomik, standardi i jetesës i qytetarëve, kthimi i sundimit të ligjit, orientimi evropian i qeverisë, decentralizimi, dhe mendoj se duhet t’i përkushtohemi këtyre fokuseve të qeverisë së re, dhe jo ndaj provokimeve, se sa shqiptarë duhet të punësohen. Në ligj qëndron se përfaqësimi i drejtë duhet të jetë në bazë të popullatës së qeverisë, nuk qëndron në rezidentë apo jorezidentë, por në bazë të popullatës. Por këtë do ta zgjidhim brendapërbrenda qeverisë, me një numër kundërargumentesh, por u bëj thirrje edhe Minçevit dhe ministrave të tjerë t’i përkushtohen fokuseve të qeverisë që janë nënvizuar bashkërisht. Në të kundërt, ndaj këtyre provokimeve, do të vijojnë kundërargumentet”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu