Përçarje në Lëvizjen Besa – Largohet Dega e Gostivarit, akuza ndaj Kasamit

Sa i përket partis së tij dhe largimeve të fundit siç ndodhi me degën e Lëvizjes Besa në Gostivar Kasami tha se partia e tij ka treguar rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit në Gostivar dhe kjo ka bërë që të ketë ristrukturim të kësaj dege sepse siç thotë Kasami ata që kanë pasur etje për pushtet në Degën e Gostivarit u larguan.

“Ne kemi pru një vendim si parti për ristrukturim të nëndegëve dhe degëve të kësaj partie, dega e Lëvizjes Besa në Gostivar fatkeqsisht ka qenë një ndër degët me rezultat më të dobët si strukturë politike dhe ne i kemi dhënë prioritet riorganizimit të degës së Gostivarit sigurisht që ata që nuk kanë pasur rezultat dhe ata që nuk e kanë ndjer veten të rezikuar në pozitat e tyre dhe pretendimet që i kanë pasur për të marrë pjesë në pushtet mund të dalin edhe me ashtu qëndrime”, deklaroi Kasami.

Deklaratave të Kasamit i është kundërpërgjigjur ish-kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Gostivar Dritan Imeri, ai ka deklaruar që kjo parti ka qenë mirë e organizuar në Gostivar por për shkak të disa individëve kryesia qendrore nuk ka respektuar aspak hierarkinë e degës së Gostivarit. Ai mohon kategorikisht akuzat e Kasamit se Imeri ka pasur ambicje për pushtet.

“Bilall Kasami le të më tregon parametrin se si e ka komstatuar që dega e Gostivarit ka paeur rezultat më të dobët se degët e tjera të kësaj partie në nivel shtetëror. Arafat Shabani dhe Fadil Zendeli në mbledhjen e kryesis qendrore kanë dhënë informata të gabuara dhe numër jo real të votave në Gostivar. Arafat Shabni të cilin ma imponoj Bilall Kasami për shef shtabi ka dhënë kështu dezinformata në parti.Bukfalisht janë tendencioze fjalët e Bilall Kasamit që unë kam pasur ambicje për pushtet kur në këto momente e gjithë rrethi i tij i ngushtë janë në pozicione. Ata veprojnë si shoqatë dhe jo si parti politike unë kur kam ardhur në krye të degës ka pasur tre persona dega e Gostivarit dhe kur këta e panë që unë punoj në mënyrë ekipore dhe merritat duhet të shkojnë tek personat e duhur dhe jo vetëm te Fadil Zendeli dhe Arafat Shabani. Këta janë parti e padrejtë mua më vjen shum keq ta them se BDI do të kthehet me kalë të bardhë me këta metrapaz që kanë ardhur në pushtet vetëm për të vjedhur”, tha Dritan Imeri ish Kryetar i Degës së Lëvizjes Besa në Gostivar

Informatat flasin që edhe në disa degë të Lëvizjes Besa ka pakënaqësi të ngjajshme. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu